Dreshaj: Propozimi i Konjufcës, ‘lojë’, e Albin Kurtit për të fituar kohë!

Dreshaj: Propozimi i Konjufcës, ‘lojë’, e Albin Kurtit për të fituar kohë!

Pikat kryesore

  • Pas deshtimit te Kurtit per t’a formuar Qeverine, Levizja Vetevendosje propozi, Glauk Konjufcen.
  • Konjufca u mandatua nga Presidentja Osmani dhe ka 15 dite per te formuar Qeverine dhe rrjedhimisht siguruar votat.
  • Nga Aleanca per Ardhmerine e Kosoves (AAK) po deklarojne se propozimi i Konjufces eshte loje e VV-se per te fituar kohe.

Pas deshtimit te Kurtit per t’a formuar Qeverine, Levizja Vetevendosje propozi, Glauk Konjufcen. Konjufca u mandatua nga Presidentja Osmani dhe ka 15 dite per te formuar Qeverine dhe rrjedhimisht siguruar votat. Nga Aleanca per Ardhmerine e Kosoves (AAK) po deklarojne se propozimi i Konjufces eshte loje e VV-se per te fituar kohe. Ish-deputeti dhe zyrtari i ketij subjekti politik, Shemsedin Dreshaj, tha per “Gazeta Blic” kryeministri ne detyre po blen kohe sepse nuk i ka numrat per te krijuar institucionet. Dreshaj tha se derisa opozita mban qendrimin e deritanishem te mosneshtrimit, kushdo qe propozohet nga LVV-ja ne kete legjislature s’do t’i kete numrat per te krijuar Qeverine. “Loja për fitim kohe ende po vazhdon.Kryeministri në detyrë ende po blen kohë, sepse nuk i ka numrat për të krijuar institucionet e vendit. Z. Përderisa ish-opozita mban qëndrimin e deritashëm të mosnënshtrimit, kushdo që të propozohet nga VV në këtë legjislaturë nuk do t’i ketë numrat për të krijuar qeverinë.Kjo dëshmohet edhe nga veprimet e fundit të Kurtit për blerje votash nga studentët, pensionistët dhe shtresat e tjera sociale të rrezikuara” deklaroi Dreshaj. Por sipas Dreshajt, me veprimet e deritanishme, qeveria ne detyre arriti t’a spostoje mbajtjen e zgjedhjeve pas balotazhit. Ai tha se u arrit qellimi prej tyre qe edhe zgjedhjet eventuale të mbahen më 28 dhjetor ose në javën e parë të janarit kur diaspora është në vend për festat e fundvitit. “Mendoj se, me veprimet që ka bërë kjo qeveri deri më sot, ajo i ka arritur disa qëllime:E spostoi mbajtjen e zgjedhjeve të reja pas balotazhit komunal, duke i mundësuar ta udhëheqë fushatën si kryeministër në detyrë.E arriti qëllimin që zgjedhjet eventuale të mbahen më 28 dhjetor ose në javën e parë të janarit, kur diaspora është në vend për festat e fundvitit.Kur një pjesë e konsiderueshme e elektoratit vendor shkon jashtë Kosovës për vizita dhe pushime, çka rezulton me reduktim të numrit të votuesve” tha Dreshaj per “Gazeta Blic”. Ai tha se ‘Opozitën po e bën padrejtësisht fajtore për mosmiratimin e buxhetit për vitin 2026 dhe po nxit revoltë sociale’. “Opozitën po e bën padrejtësisht fajtore për mosmiratimin e buxhetit për vitin 2026 dhe po nxit revoltë sociale.Bazuar në këto fakte, mendoj se është pak e pritshme të kemi qeveri, madje edhe për një kohë të shkurtër. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim 11/08/2025 13:21 Sot pritet të lirohet nga spitali Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dy vellezerve në Malishevë 11/08/2025 13:19 Zvicra drejt parkut të ri diellor alpin, projekti merr dritën jeshile 11/08/2025 13:18 Rusia sulmon infrastrukturën e energjisë të Ukrainës

Lini një Përgjigje