Pikat kryesore
- Në gjykatën e Posaçme u zhvillua këtë të martë procesi në në ngarkim të ish-zëvkryeministrit Arben Ahmetaj, lidhur me privatizimin e fabrikës ‘Buka’.
- Para trupit gjukyes u dëgjua dëshmia e ish drejtorit në ministrinë e Financave, Endri Duçka.
- “Kam qenë drejtor tek ministria e financave, drejtoja zyrën e shitjes së pronës shtetërore, ka ardhur dosja për shitjen e aksioneve shtetërore, për dosjen Buka kemi bërë procedurën normale.
Në gjykatën e Posaçme u zhvillua këtë të martë procesi në në ngarkim të ish-zëvkryeministrit Arben Ahmetaj, lidhur me privatizimin e fabrikës ‘Buka’. Para trupit gjukyes u dëgjua dëshmia e ish drejtorit në ministrinë e Financave, Endri Duçka. “Kam qenë drejtor tek ministria e financave, drejtoja zyrën e shitjes së pronës shtetërore, ka ardhur dosja për shitjen e aksioneve shtetërore, për dosjen Buka kemi bërë procedurën normale. Drejtoria e drejtimit të pronës publike është hallka e fundit e procesit, ne kontrollonim gjitha aktet dhe nëse gjendej në përputhje me VKM vijonim me procedurën, si publikimi për ankandin në faqen e komisionit të prokurimeve, ankandi ishte i hapur. “Me sa mbaj mend ne i kemi sugjeruar familjes Myderizi t’i drejtohet ministrisë së ekonomisë për paketën e vlerësimit të aksioneve”, u shpreh ai para trupit gjykues. Sipas SPAK, Arben Ahmetaj në cilësinë fillimisht të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes e më pas të ministrit të Ekonomisë dhe Financave shkeli legjislacionin në fuqi, një vendim të Gjykatës Kushtetuese, një vendim të Gjykatës së shkallës së Parë dhe një tjetër të Gjykatës së Apelit Tiranë, 2 vendime në shkallë të parë dhe në apel të Gjykatës Administrative në procesin e privatizimit të fabrikës ‘Buka’. Në dosje, Prokuroria e Posacme rendit një sërë shkeljesh që janë bërë me dashje nga Ahmetaj, për privatizimin e fabrikës Buka, që i solli një dëm prej 7 miliardë lekësh shtetit dhe pronarëve legjitimë, familjes Myderizi. Edhe pse trashëgimtari legjitim i pronës prej 7680 m2 në tokën gjithsej prej 30 mijë metrave katrorë në rrugën 5 Maji në Tiranë, ku ndodhej edhe fabrika Buka me 6370 m2 e saj, ia kujtonte vazhdimisht me shkresa vendimet e gjykatave Ahmetaj asnjëherë nuk e ndali procesin e ankandit kur në fundore përfitoi biznesmeni Lirim Fezollari, me të cilin sipas SPAK kishte njohje të gjatë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! I shkaktoi 7 miliard dëm buxhetit/ Dosja “Buka” kalon për gjykim çështjen ndaj Arben Ahmetajt Kuvendi votoi heqjen e imunitetit/ Avokati zbulon ku ndodhet Arben Ahmetaj SPAK kërkon arrestimin, reagon Arben Ahmetaj nga jashtë: Nuk jam arratisur! Jam viktimë e padrejtësisë