Dortmund Zgjedhjet: Zgjedhjet lokale në Gjermani/ AfD dështon në 3 bashki që i…

Dortmund Zgjedhjet: Zgjedhjet lokale në Gjermani/ AfD dështon në 3 bashki që i…

Pikat kryesore

  • Ndërkohë, Partia Socialdemokrate (SPD) pësoi një humbje historike në Dortmund.
  • SPD kryesoi bindshëm në bastionin e saj tradicional Gelsenkirchen ku kandidatja e kësaj force politike, Andrea Henze, fitoi me 66,9% të votave ndaj kandidatit të AfD-së, Norbert Emerich, i cili mori 33,1%.
  • Në zgjedhjet federale të shkurtit, partia më e votuar në zonë ishte Unioni Kristian Demokrat (CDU), me AfD-në në vend të dytë dhe SPD-në të tretën, kjo e fundit u ndëshkua për rënien e industrive të qymyrit dhe çelikut.

Zgjedhjet lokale në Gjermani/ AfD dështon në 3 bashki që i pretendonte, SPD merr “shuplakë” në Dortmund Kandidatët e partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) nuk arritën të bëjnë surprizë dhe humbën në të tre bashkitë që synonin gjatë zgjedhjeve të përsëritura në Renaninë Veriore-Vestfali. Ndërkohë, Partia Socialdemokrate (SPD) pësoi një humbje historike në Dortmund. SPD kryesoi bindshëm në bastionin e saj tradicional Gelsenkirchen ku kandidatja e kësaj force politike, Andrea Henze, fitoi me 66,9% të votave ndaj kandidatit të AfD-së, Norbert Emerich, i cili mori 33,1%. Në zgjedhjet federale të shkurtit, partia më e votuar në zonë ishte Unioni Kristian Demokrat (CDU), me AfD-në në vend të dytë dhe SPD-në të tretën, kjo e fundit u ndëshkua për rënien e industrive të qymyrit dhe çelikut. Në vitin 2024, Gelsenkirchen regjistroi shkallën më të lartë të papunësisë në Gjermani: 14,8%. Në një tjetër qytet industrial, Duisburg, kryetari i bashkisë Soren Link nga SPD, fitoi bindshëm me 78,6% të votave, ndërsa kandidati i AfD-së, Karsten Grob, mori vetëm 21,4%. Link, që ka 13 vjet në këtë post, u vlerësua për luftën kundër mashtrimeve në sistemin e ndihmës sociale. Në Hagen, kandidati i CDU-së, Dennis Rehbein, fitoi me 71,7% ndaj Michael Eiche nga AfD, i cili mori 28,3%. Në Dortmund, SPD humbi drejtimin e bashkisë pas 80 vitesh. Kandidati i CDU-së, Alexander Kaludi, me origjinë nga Libani, fitoi me 52,9% ndaj kryebashkiakut aktual të SPD-së, Thomas Ëestphal, i cili mori 47,08%. Nga ana tjetër, në Oberhausen, SPD fitoi bashkinë nga CDU pas 10 vitesh. Kandidati socialdemokrat, Torsten Berg, mori 51% të votave, ndërsa kryebashkiaku aktual, Daniel Schranz (në detyrë që prej 2015), mori 49%. loading…

Lini një Përgjigje