Dogana ndalon mallra të padeklaruara në Vërmicë string 47 dogana

Dogana ndalon mallra të padeklaruara në Vërmicë string 47 dogana

Pikat kryesore

  • Sipas njoftimit, zyrtarët doganorë kanë ndaluar të dy automjetet, drejtuesit e të cilëve kishin deklaruar se nuk posedonin mallra për deklarim.
  • Megjithatë, gjatë kontrolleve të detajuara, në të dy automjetet janë zbuluar sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara, në vlerë totale rreth 8,000 euro.
  • “Mallrat e padeklaruara përfshinin: Veshmbathje dhe tekstil si: trenerka, xhaketa, peshqira, mbulesa krevati, fustane, etj.

string(47) “dogana-ndalon-mallra-te-padeklaruara-ne-vermice” Dogana ndalon mallra të padeklaruara në Vërmicë Gjatë kontrolleve të zhvilluara në orët e fundit në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, janë evidentuar dy raste të ndryshme të tentativave për kalim të mallrave pa deklarim doganor. Sipas njoftimit, zyrtarët doganorë kanë ndaluar të dy automjetet, drejtuesit e të cilëve kishin deklaruar se nuk posedonin mallra për deklarim. Megjithatë, gjatë kontrolleve të detajuara, në të dy automjetet janë zbuluar sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara, në vlerë totale rreth 8,000 euro. “Mallrat e padeklaruara përfshinin: Veshmbathje dhe tekstil si: trenerka, xhaketa, peshqira, mbulesa krevati, fustane, etj. Produkte kozmetike dhe farmaceutike si: kremra, vajra, pika për sy, mjaltë mjekësor, ilaçe për përdorim të ndryshëm; Vegla pune elektrike si: sharra elektrike, trapanë, aku-veglash të markave të ndryshme, pajisje ndërtimi; Produkte elektronike dhe aksesorë për automjete si: pajisje audio, kamera, drita LED, ndëgjuese, mbajtëse telefoni, jastëkë automjeti, etj dhe artikuj tjerë të ndryshëm si: çanta, parfume, libra, sete pedikyri, pajisje pastrimi, etj.”, thuhet në njoftim. Më tej thuhet se në të dy rastet, mallrat janë ndaluar përkohësisht, ndërsa ndaj personave të përfshirë janë nisur procedurat për kundërvajtje doganore për mosdeklarim të mallit, në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK). Trump: Rezultatet e zgjedhjeve jo të mira për republikanët, nëse demokratët vijnë në pushtet do të ishte situatë e keqe Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”. “Mbrëmë, e dini, nuk pritej të… “Ka punuar në heshtje, ka kërkuar lirimin e tyre”, deputetja e VV-së flet për letrën e Kurtit drejtuar kryetares së Speciales Dogana ndalon mallra të padeklaruara në Vërmicë Isa Mustafa flet pasi Osmani dha “instruksione” se si mund t’i marrë votat Konjufca: E shiti tradhtinë si vlerë Franca pezullon faqen e internetit të Shein ndërsa hap dyqanin e parë në Paris Kundërshtari Mamdani fiton bashkinë e Nju Jorkut, Trump: Kjo është arsyeja pse humbëm Deputetja Musliu kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Bashës pas deklaratave për rastin Dehari

Lini një Përgjigje