Pikat kryesore
- Zgjerimi i numrit të terminaleve publike dhe heqja e plotë e tarifave të shërbimit në shumicën absolute të pikave kryesore të zhdoganimit, që ka mundësuar lehtësim të ndjeshëm të tregtisë dhe transparencë më të lartë.
- Rezultate të larta në mbrojtjen e pronësisë intelektuale (IPR) me sekuestrime të mallrave të falsifikuara me vlerë rreth 12 milionë euro, duke mbrojtur bizneset legjitime dhe konsumatorët.
- Zbatimi i banderollave elektronike të akcizës për produktet e duhanit dhe pijet alkoolike, që kontribuon në kontroll më të mirë të tregut dhe rritje të të hyrave buxhetore.
string(95) “dogana-e-kosoves-merr-vleresime-pozitive-nga-komisioni-evropian-per-reformat-dhe-digjitalizimin” Dogana e Kosovës merr vlerësime pozitive nga Komisioni Evropian për reformat dhe digjitalizimin Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për Kosovën vlerëson progresin e Doganës së Kosovës në fusha të rëndësishme, përfshirë: zgjerimin e numrit te terminaleve publike doganore, uljen dhe heqjen e tarifave në terminale private, rritjen e të hyrave krahasuar me vitin oaraprak si rezultat i luftimit wfikas të ekonomisë jo-formale, luftën kundër mashtrimeve doganore, forcimin e bashkëpunimit institucional dhe ndërkombëtar, zbatimin e masave për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, përdorimin e teknologjisë së avancuar dhe inteligjencës artificiale në menaxhimin e rrezikut, si dhe rekrutimin e suksesshëm të stafit të ri që ka forcuar kapacitetet administrative dhe profesionale në organizate. Ky progres është arritur me përkrahjen e Qeverisë dhe bashkëpunimin me partnerët institucional dhe ndërkombëtarë, përfshirë Zyren e BE-së, Ambasadën e SHBA-së, Ambasadën Britanike, Qeverinë Gjermane dhe programet tjera relevante me punën e Doganës. Fushat kryesore të përparimit të evidentuara në raport: Rritje e ndjeshme e të hyrave doganore, me mbi 170 milionë euro të hyra shtesë gjatë vitit 2024, si rezultat i luftës efektive kundër mashtrimeve doganore dhe forcimit të integritetit institucional. Zgjerimi i numrit të terminaleve publike dhe heqja e plotë e tarifave të shërbimit në shumicën absolute të pikave kryesore të zhdoganimit, që ka mundësuar lehtësim të ndjeshëm të tregtisë dhe transparencë më të lartë. Bashkëpunim i fuqizuar ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, përfshirë krijimin e Ekipit të Përbashkët Hetimor me Administratën Tatimore dhe Policinë, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me OLAF, që ka sjellë rezultate konkrete në luftën kundër kontrabandës. Rezultate të larta në mbrojtjen e pronësisë intelektuale (IPR) me sekuestrime të mallrave të falsifikuara me vlerë rreth 12 milionë euro, duke mbrojtur bizneset legjitime dhe konsumatorët. Zbatimi i banderollave elektronike të akcizës për produktet e duhanit dhe pijet alkoolike, që kontribuon në kontroll më të mirë të tregut dhe rritje të të hyrave buxhetore. Vendosja e themeleve për përdorimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në sistemet e analizës së rrezikut dhe platformën e inteligjencës së biznesit, një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit të plotë të doganës. Efikasiteti i Laboratorit Doganor të akredituar, që ndihmon në lehtësimin e tregtisë dhe sigurinë e produkteve. Rekrutimi dhe integrimi i zyrtarëve të rinj doganorë, që ka përforcuar kapacitetet profesionale dhe efikasitetin organizativ të institucionit. Vendosja e skanerëve per të promovuar përmirësimin e kontrollave dhe sherbimeve Pjesëmarrja aktive në programet e BE-së (Customs 2020) dhe forumet ndërkombëtare të Organizatës Botërore të Doganave, duke kontribuar në ngritjen e standardeve profesionale dhe përafrimin me praktikat më të mira të BE-së. Në të njëjtën kohë, Komisioni Evropian ka dhënë disa rekomandime për vitin e ardhshëm, që përfshijnë: Fnalizimin e akteve nënligjore për Kodin e ri Doganor dhe të Akcizës; Forcimin e kapaciteteve profesionale dhe administrative sipas parimeve të meritës; Intensifikimin e luftës kundër kontrabandës në bashkëpunim me OLAF; Zhvillimin e sistemeve digjitale dhe miratimin e Strategjisë për Teknologjinë Informative; Heqjen e plotë të tarifave të mbetura për eksportuesit dhe importuesit. Dogana mbetet plotësisht e përkushtuar në zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe në avancimin e reformave që forcojnë integritetin, transparencën dhe efikasitetin në shërbim të qytetarëve dhe ekonomisë së Republikës së Kosovës. Sot, FiveStar Fitness ngjitet në skenën e CineStar për një mbrëmje që premton emocion, motivim dhe shumë dhurata për… “Reduktim i vendeve të punës”, Gërxhaliu tregon efektet e rritjes së pagës minimale Në përvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, publikohet një ankesë e djalit të Luz Allakajt: Astriti nuk ishte kurrë në dhomën e burgut me të Abdixhiku: Konjufca është mandatar i trashëguar nga një sekt politik që veten e sheh si shtet Abdixhiku i ashpër me VV-në: Nuk mund të vendosë për Kosovën Këshilli i Përgjithshëm i një partie Abdixhiku: Refuzuan një Qeveri të Unitetit për të formuar një Qeveri të pakicës LDK s’ka votë për Konjufcën, Abdixhiku: Zgjidhja e vetme e mbetur janë fatkeqësisht zgjedhjet e reja