Pikat kryesore
- Gjatë spektaklit të sotëm në “Ferma VIP”, një nga momentet më të ndjera dhe më të komentuara ka qenë rrëfimi i Vanesës në dhomën e “Agait”.
- Përballë moderatores Arbana Osmani, ajo ka folur hapur për afrimitetin e madh që ka krijuar me Indrin gjatë këtyre 6 ditëve të qëndrimit në fermë.
- Ajo ka pranuar afrimitetin, por ka theksuar hapur se është në një lidhje jashtë formatit.
Gjatë spektaklit të sotëm në “Ferma VIP”, një nga momentet më të ndjera dhe më të komentuara ka qenë rrëfimi i Vanesës në dhomën e “Agait”. Përballë moderatores Arbana Osmani, ajo ka folur hapur për afrimitetin e madh që ka krijuar me Indrin gjatë këtyre 6 ditëve të qëndrimit në fermë. Pas transmetimit të një klipi që përmblidhte momentet e tyre të afërta, përqafimet, puthjet dhe bisedat e ngrohta, por edhe lotët e Vanesës nga presioni psikologjik, kjo e fundit nuk e ka fshehur dot konfuzionin e saj emocional. Ajo ka pranuar afrimitetin, por ka theksuar hapur se është në një lidhje jashtë formatit. Gjatë bisedës, Arbana e ka pyetur drejtpërdrejt mbi ndjenjat e saj, duke sjellë një dialog mjaft të sinqertë: Vanesa: “ Kemi një afrimitet që njerëzit e shohin, nuk mund ta mohoj, por unë e kam një status. Jam e lidhur, kam dikë jashtë.” Arbana: “ Dhe Indri të ka tronditur ndopak lidhjen dhe ndjenjat që ti ke për personin jashtë? Pra, kur thua jam e ngarkuar, nuk ia dal dot, kur qan, ky dualizmi ka të bëjë me Indrin apo jo?” E pyetur nëse ka ndjenja përtej miqësisë për Indrin, Vanesa u përgjigj me hezitim se “në këtë moment ajo çka ne jemi është miq”. Megjithatë, kulmi i emocionit arriti kur u pyet nëse kishte një mesazh për partnerin e saj që po e ndjek nga jashtë. Arbana: “ Nëse këtë program është duke e parë edhe i dashuri yt, a do doje t’i thoje diçka?” Vanesa: “ Do t’i thoja më fal.” Arbana: “ Po pse ndihesh fajtore?” Vanesa (duke qarë): “ Nuk dua të prek apo të lëndoj askënd, këtu brenda apo jashtë, dhe mendoj që e kam bërë pak.” Ky rrëfim mes lotësh lë të kuptohet se marrëdhënia me Indrin e ka vendosur Vanesën në një udhëkryq të vështirë emocional, duke e bërë të ndihet në faj përballë lidhjes së saj në jetën reale. Tashmë mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin ngjarjet mes dyshes në ditët në vijim.