Pikat kryesore
- TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm në eksportet dhe në raportin e deficitit tregtar, krahasuar me vitet e mëparshme.
- Sipas Ramës, dikur eksportet ishin një aktivitet i kufizuar vetëm për një numër shumë të vogël fermerësh, ndërsa deficiti tregtar ishte në nivele “katastrofike” në krahasim me vendet e rajonit.
- I pranishëm në aktivitetin “me fermerët në Shqipërinë 2030”, kryeministri pohoi se sot eksportet shqiptare janë prezente në 80 vende të botës.
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm në eksportet dhe në raportin e deficitit tregtar, krahasuar me vitet e mëparshme. Sipas Ramës, dikur eksportet ishin një aktivitet i kufizuar vetëm për një numër shumë të vogël fermerësh, ndërsa deficiti tregtar ishte në nivele “katastrofike” në krahasim me vendet e rajonit. I pranishëm në aktivitetin “me fermerët në Shqipërinë 2030”, kryeministri pohoi se sot eksportet shqiptare janë prezente në 80 vende të botës. “Eksportet ishin thjesht dhe vetë aktivitet i një grushti njerëzish fermerësh, që ia kishin dalë deri aty dhe deficit tregtare ishte katastrofë unikale në rajon se në euros nuk po hymë fare të bëjmë krahasime. Për çdo euro të eksportuar, ne importonim 9 euro në ushqim, ndërkohë që sot produktet tona shkojnë në 80 vende të botës dhe ekspertët kanë kaluar gjysmë miliardë euro dhe ndërkohë deficiti nga 1 me 9 është ulur në 1 me 3 dhe përpjekja jonë është që të shkojmë 1 me 2”, tha Rama. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Rama citon raportin e Këshillit të Evropës: Drejtësia shqiptare mban rekord negativ në Europë për paraburgimet The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n