Pikat kryesore
- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do të bëjë çmos për të rritur investimet e huaja, me synimin e prerë për ta çuar buxhetin e vendit mbi 35 miliardë euro.
- Duke iu përgjigjur kritikave, ai e cilësoi garën për thithjen e kapitalit të huaj si një sfidë mbarëmesdhetare dhe domosdoshmëri për rritjen ekonomike.
- Sipas Ramës, idetë se investimet e huaja dëmtojnë atdheun janë të marra dhe duhen kundërshtuar me vendosmëri.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do të bëjë çmos për të rritur investimet e huaja, me synimin e prerë për ta çuar buxhetin e vendit mbi 35 miliardë euro. Duke iu përgjigjur kritikave, ai e cilësoi garën për thithjen e kapitalit të huaj si një sfidë mbarëmesdhetare dhe domosdoshmëri për rritjen ekonomike. Sipas Ramës, idetë se investimet e huaja dëmtojnë atdheun janë të marra dhe duhen kundërshtuar me vendosmëri. “Ky është një problem i të gjitha vendeve të Mesdheut, ku vendet janë rritur dhe pretendimet janë rritur. Por, ne do të vazhdojmë që të bëjmë çmos që investimet të shtohen, sepse duam që ta rrisim ekonominë tonë. Duam të shkojmë mbi 35 miliard euro dhe nuk shkohet në mënyra të tjera, përveçse rritjes së investimeve. Të gjitha shtete e tjera garën që kanë me njëra-tjetrën është për të tërhequr investime të huaja. Ideja se investimet e huaja i bien ndesh atdheut janë idetë më të marra, të cilave duhet t’u qëndrosh me vendosmëri me kurriz”, tha Rama. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Investimet e huaja, për shqiptarët”/ Ndërtimi i anijeve në Vlorë, Rama: Do hapen 500 vende pune të mirëpaguara “2.6% e buxhetit të shtetit për mbrojtjen”/ Rama: Industria ushtarake po rilind hap pas hapi “Paga më të larta se në Greqi”/ Rama ndan video me tre të rinjtë nga Vlora: Paguhemi 1 mijë euro