Pikat kryesore
- Nga Eduard Zaloshnja Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, është përfshirë një kapitull ku përcaktohet se, me antarësimin tonë në BE, Euro do të përdoret si para zyrtare e vendit.
- Më tej, theksohet edhe se Banka e Shqipërisë do t’i përshtatet rregullave të Bankës Qendrore Evropiane.
- I gjithë kapitulli XV i këtij projektligji të hedhur për konsultim publik sqaron sesi do të funksionojë qarkullimi i Euros në Shqipëri dhe sesi do të mbahet rezerva valutore shtetërore.
Nga Eduard Zaloshnja Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, është përfshirë një kapitull ku përcaktohet se, me antarësimin tonë në BE, Euro do të përdoret si para zyrtare e vendit. Më tej, theksohet edhe se Banka e Shqipërisë do t’i përshtatet rregullave të Bankës Qendrore Evropiane. I gjithë kapitulli XV i këtij projektligji të hedhur për konsultim publik sqaron sesi do të funksionojë qarkullimi i Euros në Shqipëri dhe sesi do të mbahet rezerva valutore shtetërore. Në 100 vjetët e fundit, Leku ka qenë paraja zyrtare e Shqipërisë, pavarsisht se ndër qytetarët dhe tregtarët mund të kenë qarkulluar florinjtë, frangat, liretat, stërlinat, dollarët, dhramitë, markat, dhe, së fundmi, eurot. Aktualisht, nga gjithë lekët që ka emetuar deri më sot Banka e Shqipërisë, rreth 40% janë jashtë sistemit bankar (në kuletat e qytetarëve dhe nën dyshekët e tregëtarëve).