Pikat kryesore
- Ish-ambasadori i Amerikës në Serbi, Christopher Hill ka nisur dëshminë në ditën e dytë të tij në Hagë.
- Ai nisi të fliste për periudhën e fushatës së bombardimeve të NATO-s.
- “Në një moment të caktuar gjatë fushatës së bombardimeve, Rugova i cili ishte mbajtur kundër dëshirës së tij në Beograd, shkoi në Vatikan, pra u lirua nga Beogradi.
Ish-ambasadori i Amerikës në Serbi, Christopher Hill ka nisur dëshminë në ditën e dytë të tij në Hagë. Ai nisi të fliste për periudhën e fushatës së bombardimeve të NATO-s. “Në një moment të caktuar gjatë fushatës së bombardimeve, Rugova i cili ishte mbajtur kundër dëshirës së tij në Beograd, shkoi në Vatikan, pra u lirua nga Beogradi. U takova me të që të kuptoja synimet dhe qëllimet e tij dhe nëse po planifikonte të jepte ndonjë deklaratë, e bëra këtë gjë, por ai nuk kishte planifikuar të jepte dhe unë u ktheva në Shkup”, deklaroi diplomati amerikan. “Kur përfundoi fushata e bombardimeve ka qenë dita kur Komanda e lartë e NATO-s bëri një takim në Kumanovë, për të biseduar me ushtrinë serbe lidhur me planet, në mënyrë që ushtria serbe të largohej nga Kosova”, tha tutje ai. Hill më pas tregoi se ishte i kënaqur kur kuptoi se në njëfarë mënyre, kishte përfunduar konflikti në Kosovë. “Atë mbrëmje në fillim të qershorit isha me disa shokë maqedonas dhe ne ishim të kënaqur, pra u gëzuam me përfundimin e mundshëm të konfliktit”, tha ai. Programi më modern në fushën e sigurisë kombëtare, politikave publike dhe qeverisjes, në partneritet me Arizona State Platforma më e madhe televizive dhe digjitale në vend, Artmotion, njofton me krenari zgjatjen e bashkëpunimit me National Basketball 11/11/2025 10:11 Pse vendosi të dëshmojë në mbrojtje të Thaçit?