Dita e 40-të e protestës, aktivistë dhe qytetarë mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 40-të e protestës, aktivistë dhe qytetarë mblidhen para Kryeministrisë

Pikat kryesore

  • Këtë të enjte, protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë shënoi ditën e saj të 40-të.
  • Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe ndalën përpara godinës së Kryeministrisë.
  • Aty ata vijuan me thirrje kundër qeverisë dhe mbajtën fjalime.

Këtë të enjte, protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë shënoi ditën e saj të 40-të. Si çdo pasdite, rreth orës 19:30, pjesëmarrësit u tubuan fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku vijuan me thirrjet “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, “Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar”, “Edi Rama prite popullin se po vjen”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”. Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe ndalën përpara godinës së Kryeministrisë. Aty ata vijuan me thirrje kundër qeverisë dhe mbajtën fjalime. Synimi kryesor i protestuesve mbetet largimi nga detyra i Kryeministrit Edi Rama dhe i qeverisë aktuale.

Lini një Përgjigje