Diplomati amerikan: Ne u angazhuam për autonomi që Kosova të kishte qeverisjen e vet

Diplomati amerikan: Ne u angazhuam për autonomi që Kosova të kishte qeverisjen e vet

Pikat kryesore

  • Diplomati amerikan Christopher Hill, po e jep dëshminë e tij në Hagë si i ftuar i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.
  • Hill foli edhe rreth angazhimeve të tij në çështjen e Kosovës.
  • “Së pari jam përfshirë nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në maj të vitit 1998-të.

Diplomati amerikan Christopher Hill, po e jep dëshminë e tij në Hagë si i ftuar i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi. Hill foli edhe rreth angazhimeve të tij në çështjen e Kosovës. “Së pari jam përfshirë nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në maj të vitit 1998-të. Mora një telefonatë nga sekretarja e Shtetit e asaj kohe që ishte zonja Madeleine Albright, që më kërkoi që përveç detyrave të mia si ambasador në Maqedoni, të marrë përsipër edhe postin e të dërguarit të posaçëm në Kosovë. Unë në këtë kohë i raportoja sekretares së shtetit”, tha Hill. Ai tregoi edhe për rolin e tij në këtë temë. “Unë e kuptova rolin që ne duhet të ofronim mbështetje ose zgjidhje politike dhe duhet të ndihmonim që të zmbrapeshin forcat atje nga dhuna në rritje e mundur. Unë jam përpjekur bashkë edhe me kolegët nga Departamenti i Shtetit, që të hartonim një plan autonomie, në mënyrë që Kosovës t’i kthehej autonomia dhe që Kosova të kishte qeverisjen e vet. Domethënë kjo ishte ideja kryesore, pjesa kryesore që do të ndiqnim me Kosovën dhe Serbinë”, deklaroi ai. Diplomati amerikan theksoi se qëllimi ishte arritja e një marrëveshje politike, sepse nga kolegët evropianë kishte shqetësim se mund të shpërthente dhuna në rritje. Programi më modern në fushën e sigurisë kombëtare, politikave publike dhe qeverisjes, në partneritet me Arizona State Platforma më e madhe televizive dhe digjitale në vend, Artmotion, njofton me krenari zgjatjen e bashkëpunimit me National Basketball 11/10/2025 15:39 Përparim Rama: Janë instaluar kamera moderne në objektet e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit 11/10/2025 15:39 Aksidentohet automjeti i KFOR-it në rrugën Mitrovicë – Leposaviq 11/10/2025 15:35 Hill zbulon takimin e parë me Rugovën: U pamë në shtëpinë e ambasadorit amerikan

Lini një Përgjigje