Dinamo City mbetet në Europë/ Përmbysje e madhe e skuadrës së Ilir Dajës, fitoi 4-1 në…

Dinamo City mbetet në Europë/ Përmbysje e madhe e skuadrës së Ilir Dajës, fitoi 4-1 në…

Pikat kryesore

  • Dinamo City vazhdon aventurën e saj europiane, duke siguruar kualifikimin për në raundin e dytë të Conference League.
  • Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja realizoi një përmbysje të madhe në sfidën e kthimit, pasi mundi në transfetë 4-1 Astana.
  • Blutë e kryeqytetit ishin mundur 1-0 në ndeshjen e parë që luajtën në shtëpi.

Dinamo City vazhdon aventurën e saj europiane, duke siguruar kualifikimin për në raundin e dytë të Conference League. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja realizoi një përmbysje të madhe në sfidën e kthimit, pasi mundi në transfetë 4-1 Astana. Blutë e kryeqytetit ishin mundur 1-0 në ndeshjen e parë që luajtën në shtëpi. Ky detaj e bënte të vështirë kualifikimin, por dinamovitët hodhën poshtë këto pritshmëri. Vendasit shënuan të parët në minutën e 23-të me 11 metërsh, ndërsa u kthyen në pushimin e sfidës me epërsinë minimale. Në fraksionin e dytë erdhi edhe përmbysja e skuadrës shqiptare, e ndihmuar edhe nga kartoni i kuq i Kuzukolovas, që la rivalët me dhjetë lojtarë në fushë. Dita me 11 metërsh në minutën e 50 barazoi shifrat. Më pas Hekuran Berisha kaloi në epërsi Dinamon, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm të dy sfidave në kohën e rregullt. Në shtesë, të besuarit e Ilir Dajës plotësuan triumfin dhe kualifikimin me dy gola të tjerë, që mbajnë firmën e Lorenco Vilës dhe Koma. Në raundin tjetër të Conference League, Dinamo City do të luajë kundër sllovenëve të Aluminj. Ndeshja e vajtjes do ta luajë në transfertë më 23 korrik, ndërsa atë të kthimit në shtëpi një javë më pas. I ndryshëm diskutimi për Elbasanin. Skuadra e tjetër shqiptare i thotë lamtumirë turneut europian, pasi ishte e pafat në transfertën kundër Bate Borisov. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, skuadra e drejtuar nga Gvozdenoviç u ndal në shifrat 0-0 në sfidën e kthimit, Më pas në goditjet e penalltive u dorëzua 5-4 duke mbyllur përpara kohe aventurën e saj në Kupat e Europës. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Egnatia, Nevil Dede në pankinë/ Trajneri 51-vjeçar merr drejtimin e skuadrës kampione në fuqi “Nëndetësja” del sërish/ Dinamo City mundi me përmbysje 4-1 Elbasanin dhe kthehet në garë Kupa e Shqipërisë, shorti të martën/ Priten ërballje të mëdha në raundin çerekfinal të turneut

Lini një Përgjigje