Dhuna në shkolla, këmbanë alarmi Merren të gjithë me Saliun

Dhuna në shkolla, këmbanë alarmi Merren të gjithë me Saliun

Pikat kryesore

  • Merren të gjithë me Saliun, SPAK-un, GJKKO, Kushtetuesen, KLP, GJL, dhe me lloj-lloj gjërash të tjera, duke harruar se e ardhmja e këtij vendi është në rrezik.
  • Në 3 vitet e fundit janë vrarë 5 djem nënash në oborret dhe ambiantet jashtëshkollore.
  • Ajo duhet të jetë thuajse çdo natë biseda e parë me analistët e politikës, apo dhe drejtueset e emisioneve të tjera.

Merren të gjithë me Saliun, SPAK-un, GJKKO, Kushtetuesen, KLP, GJL, dhe me lloj-lloj gjërash të tjera, duke harruar se e ardhmja e këtij vendi është në rrezik. Shkollat po nxjerrin dhe kultivojnë të rinj të dhunshëm. Të rinj që në vend të librit kanë thikat në çanta, në vend të stilolapsit kanë cigaret, në vend të studimit shkojnë në lokale dhe bilardo ku luajnë edhe bixhoz, që në vend të edukates kanë mungesën e artikulimit, dhe në vend të kulturës, kanë fjalorin më banal që ekziston. Dhe të tillë nuk janë vetëm djemtë, por edhe vajzat. Në 3 vitet e fundit janë vrarë 5 djem nënash në oborret dhe ambiantet jashtëshkollore. Janë plagasur 18 të tjerë, dhe dhuna nuk ndalet. Ajo duhet të jetë thuajse çdo natë biseda e parë me analistët e politikës, apo dhe drejtueset e emisioneve të tjera. Bëhet fjalë për të ardhmen. Dhe kjo nuk është e lehtë. Çdo vit dalin nga dyert e gjimnazeve, nxenës, djem dhe vajza plot. Ka prej tyre me mesataren 9.9 apo dhe 10, por sapo shkojnë në fakultete, mbushen me nota negative, ngelen në 10 apo 15 provime qysh vitin e parë. Dhe shumë prej tyre kthehen mbrapsht. Natyrisht futen në punëra të ndryshme, ku shumica përfundon në locale fast-foode, apo call-cernet. Vetëm një pjesë e vogël e gjimnazisteve, ata që kanë mësuar sistematikisht për 3 vite, arrijnë të shkollohen në fakultete, të mbarojnë studimet e larta, dhe të punësohen. Ka mbi 2 dekada që sistemi arsimor çalon në disa drejtime. Çalon në mësimdhënie (pasi nga universitetet tona dalin mësues që që blejnë provimet me para), çalon në edukim, pasi shumica e nxenesve kanë edukim gjysmak qysh nga familja. Çalon në strukturën drejtuese, pasi edhe pse funksionon portal “Mesues për Shqiperinë”, shpesh emerimet bëhen mbi baza politike dhe njohjesh personale. Padyshim kjo situate, edhe pse me interesimin maksimal nga Ministria ë Arsimit dhe Drejtoritë vendore të Arsimit, duket se kërkon nderhyrje rradikale.

Lini një Përgjigje