Pikat kryesore
- Interneti, pavarësisht nëse e pëlqeni apo jo, ofron pothuajse gjithçka që mund t’ju duhet apo të kërkoni, përfshirë edhe veturat.
- Për shumë persona, kërkimi për blerjen e një automjeti nis pikërisht në faqet zyrtare të prodhuesve.
- Megjithatë, disa kompani automobilistike regjistrojnë dukshëm më shumë vizitorë se të tjerat.
Interneti, pavarësisht nëse e pëlqeni apo jo, ofron pothuajse gjithçka që mund t’ju duhet apo të kërkoni, përfshirë edhe veturat. Për shumë persona, kërkimi për blerjen e një automjeti nis pikërisht në faqet zyrtare të prodhuesve. Megjithatë, disa kompani automobilistike regjistrojnë dukshëm më shumë vizitorë se të tjerat. Emarketer, në kuadër të një studimi të ri, analizoi të dhënat e Comscore për të identifikuar prodhuesit me numrin më të lartë të vizitorëve unikë në faqet e tyre në internet. Renditja udhëhiqet nga Toyota dhe Ford, ndërsa pas tyre vijnë prodhuesit e tjerë.