Pikat kryesore
- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasdite e sotme në rrethrrotullimin e TEG-ut, me një të vdekur dhe një të plagosur.
- Një mjet i tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga mbikalimi në aksin e poshtëm të autostradës Dinamika e aksidentit është ende e paqartë dhe do të jetë një grup hetimor që do të përcaktojë shkakun.
- Dyshohet se drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet tip Audi, pak para se të merrte para kangjellat metalike dhe të përfundonte në autostradë.
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasdite e sotme në rrethrrotullimin e TEG-ut, me një të vdekur dhe një të plagosur. Një mjet i tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga mbikalimi në aksin e poshtëm të autostradës Dinamika e aksidentit është ende e paqartë dhe do të jetë një grup hetimor që do të përcaktojë shkakun. Dyshohet se drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet tip Audi, pak para se të merrte para kangjellat metalike dhe të përfundonte në autostradë. Kamioni po udhëtonte nga Lundra në drejtim të Tiranës dhe në asfalt gjenden ende shenjat e frenimit, por pa rezultat. Fatkeqësisht shoferi i kamionit ka humbur jetën. Ndërkohë, mjeti Audi që u mor para nga kamioni është shkatërruar totalisht. Shoferi është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.