DETAJE / 4,000 rrënjë ka*abis në dy magazina në Peqin, 7 policë pezullohen nga detyra, zbulohet skandali i “shtëpive të barit” në Peqin

DETAJE / 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

Pikat kryesore

  • G., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Peqin; Komisar D.
  • K., me detyrë Shef i Krimeve në Volum, në Komisariatin e Policisë Peqin; Nënkomisar S.
  • D., me detyrë Specialist i Policisë Kriminale, në Komisariatin e Policisë Peqin; Inspektor M.

Një hetim i brendshëm ka zbuluar shkelje serioze në radhët e Policia e Shtetit, duke çuar në pezullimin nga detyra të 7 punonjësve të policisë, të dyshuar për moszbatim të hapur të ligjit në lidhje me një rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Ngjarja lidhet me zbulimin e dy ambienteve të mbyllura të përshtatura për kultivim kanabisi në fshatin Kurtaj, më 19 mars 2026. Sipas burimeve zyrtare, bëhet fjalë për të ashtuquajturat “shtëpi bari”, të ngritura në mënyrë të organizuar dhe të pajisura për kultivim në kushte të kontrolluara.

Pas ndërhyrjes në vendngjarje, me urdhër të drejtuesit më të lartë të policisë, u aktivizua Drejtoria e Standardeve Profesionale, e cila nisi menjëherë hetim disiplinor për të përcaktuar përgjegjësitë e efektivëve që kishin në mbulim territorial zonën.

Hetimi u fokusua në nenin 121, pika 1, germa “i”, të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, që lidhet me “moszbatim haptazi të dispozitave ligjore për përmbushjen e detyrave funksionale”. Nga verifikimet paraprake, janë konstatuar mangësi të rënda në ushtrimin e detyrës, përfshirë dështimin për të parandaluar dhe evidentuar aktivitetin kriminal në kohë.

Mes të pezulluarve janë drejtues dhe specialistë kyç të strukturave vendore të policisë, përfshirë: shefin e Komisariatit të Policisë Peqin, shefin e krimeve, specialistë të policisë kriminale dhe të policimit në komunitet, si dhe ish-drejtues që aktualisht mbajnë funksione në Devoll dhe struktura të tjera.

Sipas procedurës, ndaj tyre është marrë masa e pezullimit disiplinor, në bazë të nenit 163, pika 3, germa “a”, të rregullores së Policisë së Shtetit, e miratuar me VKM nr. 112, datë 24.02.2025. Kjo masë konsiderohet ndër më të rëndat në nivel disiplinor dhe zbatohet në raste kur dyshimet për shkelje janë të forta dhe kërkojnë hetim të thelluar.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se dyshohet që aktiviteti kriminal të ketë funksionuar për një periudhë të konsiderueshme pa u goditur, çka ka ngritur dyshime për neglizhencë të rëndë apo tolerim të mundshëm nga ana e strukturave përgjegjëse.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka theksuar se mbetet e vendosur për të luftuar kultivimin e bimëve narkotike dhe për të goditur çdo rast të paligjshmërisë, pa përjashtim, edhe kur bëhet fjalë për vetë punonjësit e saj.

Autoritetet kanë paralajmëruar se hetimet do të vijojnë për të zbardhur plotësisht rastin, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ndaj personave të përfshirë të ketë edhe pasoja penale, nëse provohet lidhje apo bashkëpunim me aktivitetin kriminal.

Ky rast rikthen në vëmendje sfidat që vijojnë të ekzistojnë në luftën kundër kultivimit të kanabisit në Shqipëri, si dhe nevojën për rritjen e kontrollit dhe integritetit brenda strukturave ligjzbatuese.

Lini një Përgjigje