Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Pikat kryesore

  • Ndeshja mes Vllaznisë dhe Teutës e zhvilluar ditën e djeshme, e diel 12 prill nuk kaloi pa trazira.
  • Policia e Shkodrës procedoi në gjendje të lirë gjashtë persona pasi në përfundim të takimit dëmtuan stolat në stadiumin “Loro Boriçi” si dhe i hodhën ato në fushën e blertë.
  • “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E.

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Teutës e zhvilluar ditën e djeshme, e diel 12 prill nuk kaloi pa trazira. Policia e Shkodrës procedoi në gjendje të lirë gjashtë persona pasi në përfundim të takimit dëmtuan stolat në stadiumin “Loro Boriçi” si dhe i hodhën ato në fushën e blertë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. N., 23 vjeç; G. S., 21 vjeç; S. K., 20 vjeç; F. M., 20 vjeç; B. G., 21 vjeç; L. L., 21 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale ‘Shkatërrimi i pronës’ dhe ‘Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive’. Ekipi Shkodran e fitoi sfidën 1-0 duke konsoliduar akoma më shumë pozitat në krye të tabelës me 59 pikë, ndërsa Teuta mbetet në vendin e gjashtë me 38 pikë.

Lini një Përgjigje