Deliret e ditës së lirisë së medias! Të jesh gazetar nuk do

Deliret e ditës së lirisë së medias! Të jesh gazetar nuk do

Pikat kryesore

  • Të jesh gazetar nuk do të thotë se automatikisht e di se cili është roli i medias në shoqëri.
  • Sikurse të jesh pedagog nuk do të thotë të kesh përfytyrim të saktë për sistemin shkollor dhe veset e tij, apo sepse je mjek i mirë, ke kuptim të saktë mbi sistemin shëndetësor.
  • Mund të jesh shofer i mirë, por nuk do të thotë se di se si menaxhohen rrugët.

Të jesh gazetar nuk do të thotë se automatikisht e di se cili është roli i medias në shoqëri. Sikurse të jesh pedagog nuk do të thotë të kesh përfytyrim të saktë për sistemin shkollor dhe veset e tij, apo sepse je mjek i mirë, ke kuptim të saktë mbi sistemin shëndetësor. Mund të jesh shofer i mirë, por nuk do të thotë se di se si menaxhohen rrugët. E them këtë sepse dëgjoj ndonjë analist-gazetar, lëre të tjerë, që flasin për modelin e medias. Një vetëvlerësim gati narcisik. Unë dyshoj fot se janë mbeturina të një përqasjeje utopike dhe propagandistike që disa evangjelistë sollën te ne për median në vitet ’90 dhe deri në mesin e viteve 2000, çka nuk kishte të bënte as me realitetin as me modelin e përgjithshëm. Media si watch dog i demokracisë! Ku e gjetën këtë përkufizim? Media luan rol të madh por ruajtësi i demokracisë është qytetari, jo media! Si thonë deputetët se Kuvendi është tempulli i demokracisë! Posiiiii! Pasnesër! Plot djaj brenda! Si kanë thënë studjuesit e medias, ta zemë Robert Merton : Funksioni kryesor i medias është të riprodhojë kulturën sunduese! Dhe të tjerë! Lëre demokracinë! Të gjithë ashtu thonë. Edhe kullat prandaj i ndërtojnë! T’i shërbejnë demokracisë. Edhe trafiqet, edhe korrupsionin! Në të mirë të demokracisë! Nuk doni një media kapitaliste? – pyet Walter Lippman? Ju duket e padenjë dhe me kufizime? Edhe mua më shumë se ju! Por çfarë doni? Një media komuniste? Kujtoni se ajo nuk censuron? Apo doni një media në pronësi të gazetarëve? Shumë mirë! Por, me çfarë investimesh do të mbahet? Me subvencione shtetrore? Nuk do varet nga shteti? Kujtoni se media me pronarë gazetarët nuk censuron? Of, si dreqi! Apo do të financohet nga publiku? Nga cili publik sepse segmentet e tij janë në konflikt me njeri tjetrin! Prandaj vulos Lippman duke thënë se ju nuk do të gjeni asnjëherë një model të përkryer mediash, nuk keni përse ja lëshoni detyrat tuaja qytetare as medias, as intelektualëve, sado të vlertë! Kujtoni se media opozitare është objektive? Të shkrihesh së qeshuri! Bëj shaka ta kritikosh opozitën, të rrjep! Mbron çdo gomarllik të çdo opozitari si lulemosmëprek, ulur në paga mujore pashallarësh! Media nuk është pushteti i katërt, sikurse e përkthejnë gabim, por një formë e katërt e organizimit shoqëror, që bën aq sa mund të bëjë për demokracinë, por jo gjithçka, e cila edhe ajo ka nevojë të kontrollohet nga qytetarët, duhet të mbrohesh nga media, sikurse të përfitosh nga potenciali i saj! Zaten deliret më të mëdha për median i dëgjoj çdo vit në 3 maj, kur shënjohet dita e lirisë së medias! Më duket sikur është dita e poezisë!

Lini një Përgjigje