Pikat kryesore
- Një zëdhënës i BE, i ka bërë këto reagime, pas deklaratës së ministrit të Brendshëm.
- Ivica Dacic, i cili ka thënë se “Kosova nuk ka kurrfarë mundësie që të bëhet pjesë e Interpolit”.
- Duke kundërshtuar në parim anëtarësimin e Kosovës në Interpol, Serbia është në shkelje të obligimeve nga marrëveshja e Ohrit, neni 4 i marrëveshjes”.
Deklarata e Ivica Dacic/ BE: Duke kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol, Serbia po shkel detyrimet e marrëveshjes së Ohrit “Serbia është duke shkelur detyrimet e saj nga procesi i normalizimit të raporteve me Kosovës dhe marrëveshjen për dialogun”, kështu është shprehur së fundmi Bashkimi Evropian. Një zëdhënës i BE, i ka bërë këto reagime, pas deklaratës së ministrit të Brendshëm. Ivica Dacic, i cili ka thënë se “Kosova nuk ka kurrfarë mundësie që të bëhet pjesë e Interpolit”. Në një reagim për mediat në Kosovës, zëdhënësi i BE është shprehur: “Progresi i Serbisë në rrugëtimin evropian varet nga përpjekjet për implementimin e plotë të obligimeve nga marrëveshja e vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit. Duke kundërshtuar në parim anëtarësimin e Kosovës në Interpol, Serbia është në shkelje të obligimeve nga marrëveshja e Ohrit, neni 4 i marrëveshjes”. loading…