Pikat kryesore
- Analisti Ilir Deda, thotë se Albin Kurti po shantazhon e sulmon LDK-në, ndërsa PDK-në e partitë e tjera i trajton si armiq, vlerëson ai.
- A e din që këto parti janë të popullit të njëjtë me të tijën?
- Dhe, në vend të reflektimit që do t’ia shihte hajrin e gjithë Kosova, tregon që veç polarizimin e ka zgjidhje, përsëri me strategjinë e dështuar “gjithçka apo asgjë”.
Analisti Ilir Deda, thotë se Albin Kurti po shantazhon e sulmon LDK-në, ndërsa PDK-në e partitë e tjera i trajton si armiq, vlerëson ai. Andaj sipas tij, Kurti veç polarizimin e ka zgjidhje. Reflketimi i domosdoshëm, por si po duket i pamundshëm, do të kishte rezultuar me këto mesazhe sot: – Kërkim falje votuesve të koalicionit më të madh për gabimin në llogaritje që e kanë shumicën parlamentare; – Pranimin e përgjegjësisë për pamundësinë e ndërtimit të koalicionit qeverisës, dhe mësime të nxjerra nga strategjia zgjedhore “gjithçka apo asgjë”; – Zotim për fund të gjuhës polarizuese dhe përkushtim për një fillim të ri; – Zotim se do t’ua shtrijë dorën për bashkëpunimin të gjitha partive pas zgjedhjeve në dhjetor, sidomos për sigurimin e shumicës së domosdoshme për votimin e një presidenti unifikues; – Ftesë të gjitha partive politike që të dakordohen për miratimin e buxhetit për vitin 2026, duke i miratuar edhe kërkesat e tyre, dhe për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, që vendi mos të zhytet më thellë në krizë. A e din që këto parti janë të popullit të njëjtë me të tijën? Dhe, në vend të reflektimit që do t’ia shihte hajrin e gjithë Kosova, tregon që veç polarizimin e ka zgjidhje, përsëri me strategjinë e dështuar “gjithçka apo asgjë”. ✅ Marrëveshje direkte me kompaninë ✅ Duke filluar nga 279.70 € kësti 10/27/2025 21:11 ‘Sekserët e Kurtit’ kontaktuan deputetët e PDK-së për ta votuar qeverinë, Krasniqi: Isha i bindur se dështon 10/27/2025 21:09 Spiropali takon Kallas: Integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, investim strategjik për të ardhmen 10/27/2025 21:04 Deda: Kurti sulme e shantazh ndaj LDK’së, PDK’në e partitë tjera i trajton si armiq, veç polarizimin e ka zgjidhje