Deçan: QKMF në pranon pajisje dhe aparaturë mjekësore,…

Deçan: QKMF në pranon pajisje dhe aparaturë mjekësore,…

Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan kanë pranuar pajisjet dhe aparaturën mjekësore për implementimin final të projektit për kujdesin paliativ, raporton Gazeta Blic. Ai ka thënë se projekti ka rëndësi të madhe për shëndetin e qytetarëve dhe me këtë hap po bëhet e mundur funksionalizimi i një shërbimi të domosdoshëm për pacientët që kanë nevojë për kujdes të specializuar dhe dinjitoz. Sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan kemi pranuar pajisjet dhe aparaturën mjekësore për implementimin final të projektit për kujdesin paliativ. Ky projekt me rëndësi të madhe për shëndetin e qytetarëve tanë është realizuar falë bashkëfinancimit mes Komunës së Deçanit dhe organizatës AQH. Me këtë hap po bëhet e mundur funksionalizimi i një shërbimi të domosdoshëm për pacientët që kanë nevojë për kujdes të specializuar dhe dinjitoz. Si kryetar i komunës, jam i përkushtuar që shëndetësia të mbetet prioritet i yni dhe që çdo qytetar i Deçanit të ketë qasje në shërbime cilësore dhe moderne.

Lini një Përgjigje