Debati për financimin e koncertit të Kanye West, Gonxhja tregon arsyet e vendimit të…

Debati për financimin e koncertit të Kanye West, Gonxhja tregon arsyet e vendimit të…

Pikat kryesore

  • Vendimi i qeverisë për të mbështetur me 4.25 milionë euro koncertin e Kanye West solli jo pak debate mbi nevojën e këtij shpenzimi.
  • Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, në studion e A2 CNN, sqaroi se financimi nuk prek fondet për emergjencat, por është marrë nga rezerva e buxhetit të shtetit.
  • Është një fond i vogël, nuk e di shifrën e saktë, që është aty për raste kur ka nevoja të paparashikuara dhe që plotësojnë kushtet e një nevoje të paparashikuar .”, tha Gonxhja.

Vendimi i qeverisë për të mbështetur me 4.25 milionë euro koncertin e Kanye West solli jo pak debate mbi nevojën e këtij shpenzimi. Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, në studion e A2 CNN, sqaroi se financimi nuk prek fondet për emergjencat, por është marrë nga rezerva e buxhetit të shtetit. “Nuk është prekur spitali i askujt, as programi i askujt. Është një fond i vogël, nuk e di shifrën e saktë, që është aty për raste kur ka nevoja të paparashikuara dhe që plotësojnë kushtet e një nevoje të paparashikuar .”, tha Gonxhja. Ndoshta një pjesë e tyre nuk do t’i merrnin dot mbrapsht paratë. Ka njerëz që kanë paguar 15 mijë dollarë dhe kanë ardhur që nga Australia .”, tha Gonxhja “Ky është një treg në dukje privat, por është pjesë e industrisë kreative të vendit tonë. Nuk ka në asnjë vend të botës, sidomos në sistemin që ne kemi zgjedhur, që shteti të rrijë pas një muri dhe privatët pas një muri tjetër. Ky mur nuk ekziston. ”, tha Gonxhja. Sipas ministrit, impakti në ekonomi nga ky koncert do të jetë të paktën katër herë më i madh se shuma prej 4.25 milionë eurosh që qeveria dha për të mbështetur këtë organizim privat. (

Lini një Përgjigje