Pikat kryesore
- Haradinaj bëri gjithashtu të ditur se AAK nuk ka qenë pengesë për miratimin e buxhetit.
- “Unë të jem i sinqertë kam shumë respekt për Glaukun edhe si djalë, kohën kur ka shërby si aktivist, nuk po e them si metaforë si familje dhe si njeri.
Në “Rubikon” në Klan Kosova, nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, theksoi se ai personalisht nuk do të votojë për Glauk Konjufcën, megjithatë ai nënvizoi se do të konsultohet me partinë e tij dhe do të dalin me një qëndrim të përbashkët. Haradinaj e shprehu vlerësimin e tij për Konjufcën, duke thënë se ka shumë respekt për të si njeri dhe për angazhimin e tij si aktivist, por shtoi se nuk mund të mbështesin një qeveri që nuk i ka informuar rreth planeve dhe veprimeve të saj. Haradinaj bëri gjithashtu të ditur se AAK nuk ka qenë pengesë për miratimin e buxhetit. “Unë të jem i sinqertë kam shumë respekt për Glaukun edhe si djalë, kohën kur ka shërby si aktivist, nuk po e them si metaforë si familje dhe si njeri. Jemi t’u fol për ekzekutivin, me gjithë respektin që e kemi ne jemi të injoruar total prej ditës që ka përfundu seanca e sotme, nuk ka pasë asnjë komunikim asnjë tendencë, nga kushdokoftë, qoftë edhe me na informu se çfarë po ndodh”, tha Haradinaj. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të 11/04/2025 21:37 Abdixhiku i reagon Kurtit nga Bregu i Diellit: Prishtina po flet e para kundër manovrave dhe popullizmit 11/04/2025 21:32 Këndi i lojërave, Soliterat e Lagja e Artistëve – Përparim Rama prezanton disa nga projektet e realizuara në Ulpianë 11/04/2025 21:29 Totaj: Në arsim dhe shëndetësi investuam në infrastrukturë dhe forcim të cilësisë e shërbimeve