Pikat kryesore
- Katër persona kanë humbur jetën dhe një tjetër rezulton i zhdukur pasi një dallgë e fuqishme tërhoqi një grup notarësh në det në ishullin spanjoll të Tenerifes.
- Trupat e një 35-vjeçari, një gruaje 55-vjeçare dhe një personi tjetër, për të cilin nuk është dhënë informacion, u gjetën pas një operacioni të madh shpëtimi të zhvilluar me moto-ujë dhe helikopterë.
- Një grua tjetër, viktima e katërt, ndërroi jetë, një ditë pasi ishte transportuar me helikopter në spital.
Katër persona kanë humbur jetën dhe një tjetër rezulton i zhdukur pasi një dallgë e fuqishme tërhoqi një grup notarësh në det në ishullin spanjoll të Tenerifes. Trupat e një 35-vjeçari, një gruaje 55-vjeçare dhe një personi tjetër, për të cilin nuk është dhënë informacion, u gjetën pas një operacioni të madh shpëtimi të zhvilluar me moto-ujë dhe helikopterë. Një grua tjetër, viktima e katërt, ndërroi jetë, një ditë pasi ishte transportuar me helikopter në spital. Zona ndodhet në Isla Cangrejo, në bregun Los Gigantes të Tenerifes, e njohur për pushues të huaj. Ajo është e rrethuar nga shkëmbinj vullkanikë në njërën anë. Në momentin kur notarët u morën nga vala, ishte në fuqi një paralajmërim për det të trazuar, raportojnë mediat lokale. / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Tre serb nën akuzë për sulmin në kanalin e Ilbër-Lepenc/ Prokuroria: Një prej tyre, “agjent” i shërbimeve sekrete serbe Betohet kryetari i Prishtinës/ “Kundër bllokadave të kalkuluara politikisht” Vendi i parë në botë/ Australi, hyn në fuqi ndalimi i rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç