Egli Tako, një nga konkurrentet më të përfolura të këtij edicioni të Big Brother VIP, është larguar nga shtëpia e spektaklit për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Largimi i saj i papritur ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, me fansat dhe publikun që janë të shqetësuar për gjendjen e saj. Kjo vëmendje e madhe është reflektuar edhe në Instagramin e saj, ku brenda pak orësh ka fituar mijëra ndjekës të rinj. Nga 190K që kishte, tashmë profili i saj ka arritur në 229K ndjekës, duke treguar interesin e madh të publikut për të dhe për gjendjen e saj shëndetësore.

Egli, e cila është e njohur për karrierën e saj si aktore, këngëtare dhe trajnere personale, pritet të ndajë së shpejti më shumë detaje rreth gjendjes së saj dhe eksperiencës në Big Brother VIP.