Pikat kryesore
- Mbërritja e Zarfit të Zi në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” dhe anulimi i televotimit ka ngritur pikëpyetje të shumta se cili prej banorëve do të penalizohet.
- Teksa produksioni ruan misterin, rrjeti po zien nga aludimet dhe videot që qarkullojnë tregojnë qartë shkeljet e rregullores.
- Një pjesë e madhe e publikut po e lidh këtë vendim drastik me veprimet e fundit të Markos.
Mbërritja e Zarfit të Zi në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” dhe anulimi i televotimit ka ngritur pikëpyetje të shumta se cili prej banorëve do të penalizohet. Teksa produksioni ruan misterin, rrjeti po zien nga aludimet dhe videot që qarkullojnë tregojnë qartë shkeljet e rregullores. Një pjesë e madhe e publikut po e lidh këtë vendim drastik me veprimet e fundit të Markos. Pas incidentit ku i mbylli derën e xhamit në fytyrë Stenaldos, Marko u përfshi në një përplasje fizike me Shëndritin. Gjatë një debati për cigaret, teksa Shëndriti po i thyente ato në dorë duke thënë “Ja cigaret, ja”, Marko reagoi ashpër duke thënë “Këto janë cigaret e mia” dhe e goditi fort me pëllëmbë në dorë. Nga ana tjetër, nuk mund të anashkalohet skandali i disa ditëve më parë mes Gretës dhe Juelës. Situata degradoi në një akt të shëmtuar kur Greta, pas provokimeve nga Juela, e pështyu atë drejtpërdrejt në fytyrë. Ky veprim ekstrem detyroi madje edhe familjen e Juelës të reagonte publikisht, duke kërkuar marrjen e masave. Me disa incidente të rënda fizike dhe verbale të ndodhura brenda pak ditësh, mbetet për t’u parë në spektaklin e së shtunës nëse Zarfi i Zi do të sjellë skualifikimin e Markos, të Gretës, apo ndoshta të të dyve njëkohësisht.