Cup Arsenali shpall Arsenali siguron kalimin në raundin e katërt të EFL Cup

Cup Arsenali shpall Arsenali siguron kalimin në raundin e katërt të EFL Cup

string(55) "arsenali-siguron-kalimin-ne-raundin-e-katert-te-efl-cup" Arsenali siguron kalimin në raundin e katërt të EFL Cup Arsenali është bërë skuadra e fundit që ka siguruar kalimin në raundin e katërt të EFL Cup, pasi mbrëmë mposhti skuadrën modeste angleze, Port Vale, me rezultat 0-2. Sfida nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për “Topçinjtë”. Që në minutën e 8-të, përforcimi i ri i skuadrës nga Londra, Eberechi Eze, shënoi golin e parë, duke regjistruar realizimin e tij të parë në fanellën e Arsenalit që prej transferimit nga Crystal Palace gjatë verës. Ky gol e qetësoi ekipin e Mikel Artetës, i cili dominoi posedimin dhe kontrolloi ritmin e lojës për pjesën më të madhe të ndeshjes. Megjithëse Port Vale u përpoq të rezistonte dhe të befasojë me kundërsulme, Arsenali vazhdoi të kërcënojë portën kundërshtare. Fitorja u vulos në minutën e 86-të nga Leandro Trossard, i cili përfitoi nga një aksion i shpejtë i londinezëve për të dyfishuar rezultatin dhe për të siguruar kualifikimin. Me këtë fitore, Arsenali iu bashkua Manchester City-t, Tottenham-it dhe Newcastle United, të cilët tashmë kishin siguruar kalimin më herët gjatë natës së sotme. /GazetaExpress/ Roma fiton në Riviera dhe fundos Nicen në ndeshjen e parë të Europa League Dinamo e Arbër Hoxhës e nis me fitore të madhe kundër Fenerbahçes Europa Leaguen Arsenali siguron kalimin në raundin e katërt të EFL Cup Manchester City dhe Tottenham sigurojnë kalimin në raundin e katërt të EFL Cup Man Utd refuzoi shansin për të nënshkruar me një reprezentues të Anglisë në ditën e fundit të merkatos Turki Alalshikh thyen heshtjen sa i përket planëve të tij për të blerë një klub anglez tëë Premier Ligës

Lini një Përgjigje