Pikat kryesore
- Rritja e çmimit të naftës në vend ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta edhe në transportin ndërqytetas në Korçë.
- Qytetarët shprehen për News 24 se situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u përballuar.
- Kjo nuk është hera e parë që qytetarët përballen me një rritje të tillë.
Rritja e çmimit të naftës në vend ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta edhe në transportin ndërqytetas në Korçë. Qytetarët shprehen për News 24 se situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u përballuar. Kjo nuk është hera e parë që qytetarët përballen me një rritje të tillë. Pavarësisht kësaj situateve ata thonë se janë të detyruar të udhëtojnë për arsye pune dhe nevoja të tjera jetike, duke mos pasur alternativa të tjera. Operatorët e transportit jashtë kamerave e justifikojnë këtë rritje me shtrenjtimin e vazhdueshëm të karburantit, duke theksuar se kostot e shërbimit janë rritur ndjeshëm.