Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

Pikat kryesore

  • Çmimet e benzinës dhe naftës kanë shënuar një tjetër rritje, ndërsa pasiguritë për zbatimin e armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit po mbajnë në ankth tregjet globale dhe konsumatorët.
  • Fillimisht, tregu reagoi pozitivisht ndaj njoftimit për ndalimin e konfliktit, duke sjellë një rënie të përkohshme të çmimeve të naftës.
  • Por kjo situatë ndryshoi shpejt, pasi zhvillimet e fundit në rajon, përfshirë sulmet e Izraelit në Liban, kanë ngritur dyshime serioze mbi qëndrueshmërinë e marrëveshjes.

Çmimet e benzinës dhe naftës kanë shënuar një tjetër rritje, ndërsa pasiguritë për zbatimin e armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit po mbajnë në ankth tregjet globale dhe konsumatorët. Fillimisht, tregu reagoi pozitivisht ndaj njoftimit për ndalimin e konfliktit, duke sjellë një rënie të përkohshme të çmimeve të naftës. Por kjo situatë ndryshoi shpejt, pasi zhvillimet e fundit në rajon, përfshirë sulmet e Izraelit në Liban, kanë ngritur dyshime serioze mbi qëndrueshmërinë e marrëveshjes. Si pasojë, çmimi i naftës bruto Brent u rrit me më shumë se 3.5%, duke kaluar mbi 98 dollarë për fuçi. Në total, që nga nisja e konfliktit më 28 shkurt, çmimet e naftës janë rritur me rreth 35%, duke ndikuar drejtpërdrejt në koston e karburanteve për konsumatorët. Ekspertët paralajmërojnë se nuk pritet një ulje e ndjeshme e çmimeve në afat të shkurtër. Edhe pse disa sinjale tregojnë për një stabilizim të mundshëm në ditët në vijim, kjo do të varet nga fakti nëse armëpushimi do të respektohet.

Lini një Përgjigje