Çlirimi i hapësirave publike pranë shkollave garaton sigurinë e nxënësve/ Rama publikon…

Çlirimi i hapësirave publike pranë shkollave garaton sigurinë e nxënësve/ Rama publikon…

Pikat kryesore

  • Procesi i lirimit të hapësirave publike të zaptuara nga ndërtimet pa leje po vijon në të gjithë territorin e vendit, si pjesë e nismës kombëtare të nisur në korrik 2025.
  • Kryeministri Edi Rama publikoi të shtunën pamje nga ndërhyrjet aktuale, ku u çmontuan struktura metalike të ngritura pa leje mbi trotuare dhe rrugë publike.
  • Në veçanti, ndërhyrjet u kryen pranë shkollave “Ndre Mjeda” dhe “Shejnaze Juka” në Shkodër, me qëllim garantimin e sigurisë së nxënësve dhe kthimin e hapësirës komunitetit.

Procesi i lirimit të hapësirave publike të zaptuara nga ndërtimet pa leje po vijon në të gjithë territorin e vendit, si pjesë e nismës kombëtare të nisur në korrik 2025. Kryeministri Edi Rama publikoi të shtunën pamje nga ndërhyrjet aktuale, ku u çmontuan struktura metalike të ngritura pa leje mbi trotuare dhe rrugë publike. Në veçanti, ndërhyrjet u kryen pranë shkollave “Ndre Mjeda” dhe “Shejnaze Juka” në Shkodër, me qëllim garantimin e sigurisë së nxënësve dhe kthimin e hapësirës komunitetit. “Ecim pa të shtunë e pa të dielë. Aksioni pranë shkollës ‘Ndre Mjeda’ dhe ‘Shejnaze Juka’ ku u ndërhy për prishjen e objekteve të ngritura në afërsi të tyre, për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe për t’ia kthyer hapësirën komunitetit,” theksoi Rama në reagimin e tij. Nisma, pjesë e programit “Rilindja Urbane 2.0”, është konceptuar si ndërhyrje e përhershme dhe mbetet prioritet i pushtetit vendor dhe qendror. Qeveria ka forcuar kontrollet mbi territorin dhe ka ashpërsuar masat në Kodin e ri Penal për goditjen e ndërtimeve pa leje. Përmes portalit “Hapësira ime publike”, qytetarët kanë raportuar deri tani 18 884 raste shkeljesh. Nga këto, 14 669 janë zgjidhur, ndërsa 4215 raste janë në proces shqyrtimi.

Lini një Përgjigje