Çlirimi” i akseve kombëtare, mbi një mijë subjekte të identifikuara në rrugët e vendit

Çlirimi” i akseve kombëtare, mbi një mijë subjekte të identifikuara në rrugët e vendit

Pikat kryesore

  • Prej datës 13 prill, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Shtetit kanë ndërmarrë një aksion për lirimin e brezit të sigurisë dhe krijimin e hapësirës së gjelbër në akset kryesore të vendit.
  • Gjatë kësaj faze të parë të aksionit, subjektet po njoftohen për zënien e hapësirës dhe po ju jepet kohë të reagojnë vetë, pa ndërhyrjen e autoriteteve.
  • Nëse pas 5 ditësh hapësira ende nuk është liruar, në terren do të ndërhyjnë forcat e policisë dhe të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit për të shembur apo hequr çdo objekt është është brenda kufirit rrugor.

Prej datës 13 prill, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Shtetit kanë ndërmarrë një aksion për lirimin e brezit të sigurisë dhe krijimin e hapësirës së gjelbër në akset kryesore të vendit. Gjatë kësaj faze të parë të aksionit, subjektet po njoftohen për zënien e hapësirës dhe po ju jepet kohë të reagojnë vetë, pa ndërhyrjen e autoriteteve. Nëse pas 5 ditësh hapësira ende nuk është liruar, në terren do të ndërhyjnë forcat e policisë dhe të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit për të shembur apo hequr çdo objekt është është brenda kufirit rrugor. Deri tani, janë njoftuar 1.046 subjekte në akset kryesore. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, reagimi i qytetarëve ka qenë pozitiv dhe një pjesë e tyre kanë reaguar në kohë, duke i hequr vetë objektet. “Njerëzit në shumicën e rasteve janë të bindur që kanë bërë një veprim abuziv në ndërtime, në pjesët përbërëse të rrugës. Por gjithçka ka ndodhur në neglizhencë për shfrytëzimin e këtyre hapësirave. Kjo avllia nuk ka qenë aty, është lejuar që të ndërtohet, nëse personi e ka këtë avlli pa dokumente, rikthehet në gjendjen e mëparshme”, tha Arben Luzi, ekspert i qarkullimit rrugor. Rikthimi i brezit të sigurisë në rrugë do të thotë edhe më shumë siguri për qarkullimin. “Brezi i sigurisë është pjesë e projektit të rrugës, është që në fillim kur ndërtohet rruga. Nga vetë emri është brez sigurie, që siguron kalimin e mjeteve në rrugë. Rruga është një pjesë e përshtatur për kalimin e njerëzve, mjeteve dhe kafshëve dhe brezi i sigurisë garanton më shumë siguri”, u shpreh Luzi. Numri më i lartë i subjekteve të njoftuara gjatë këtij aksioni është në Drejtorinë Rajonale të Tiranës, me 616 raste të tilla, pasuar Drejtoria Rajonale e Korçës me 213 raste, e Gjirokastrës me 123 raste dhe Drejtoria Rajonale e Shkodrës me 94 raste.

Lini një Përgjigje