Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, ka thënë se veprimet e Vetëvendosjes për votimin e nënkryetarëve të Kuvendit nga minoritetet ishin të qarta se përbënin shkelje të Kushtetutës. Në këtë frymë, Çitaku Vetëvendosjen e cilësoi si partinë më të “suksesshme” në Kosovën e pasluftës për shkelje të Kushtetutës. Çitaku ka thënë se Kosova nuk është vetëm në krizë institucionale, por edhe morale. “Është një sulm i orkestruar i eksponentëve të Lëvizjes Vetëvendosje, jo vetëm ndaj rendit kushtetues, por edhe ndaj rendit vleror, ndaj fundamenteve të kësaj shoqërie. Është një përpjekje për ta delegjitimuar çdo institucion: Gjykatat, Prokurorinë, Kuvendin, mediat, sektorin privat, sindikatat”, tha Çitaku. Ajo konsideroi se sjellja e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes në këtë mënyrë “është mungesa e numrave për ta krijuar shumicën në Kuvend”, duke argumentuar se “Kurti mungesën e numrave e përjeton si dobësi personale dhe për këtë egoja e tij është shumë më e madhe sesa fati i institucioneve”. Po udhëtoni këtë verë nga Baseli drejt Prishtinës? PrishtinaTicket ju ofron fluturime të përditshme me çmime speciale *Shëndeti gjinekologjik është një pjesë thelbësore e mirëqenies së çdo gruaje, në çdo fazë të jetës. *Që nga
Çitaku: ‘Suksesi i vetëm i Vetëvendosjes është shkelja e…