ChatGpt del jashtë funksionit për mijëra përdorues

ChatGpt del jashtë funksionit për mijëra përdorues Përdoruesit e ChatGpt po hasin në probleme me hyrjen.

Mijëra raporte online tregojnë se chatbot-i i njohur i inteligjencës artificiale i OpneAi-t përjetoi ndërprerje dhe ngadalësime të shërbimit rreth orës 9:15 të mëngjesit.

Faqja e monitorimit Downdetector ka regjistruar një rritje të raporteve, disa mijëra në të gjithë botën.

Nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga kompania, por raportet e ndërprerjeve të shërbimit janë në rritje, pavarësisht një testi të kryer.

Sipas udhëzimeve të kompanisë, nëse keni probleme me aksesin, duhet të provoni ta ringarkoni faqen ose të hapni chatbot-in nga një shfletues inkognito (i panjohur).

Një mënyrë tjetër për të zgjidhur këtë lloj problemi është të pastroni memorien e përkohshme dhe cookie-t, ose të provoni të përdorni një shfletues tjetër.

Basha i përcjellur nga Haxhiu, vizita në Prekaz, te varret e Rugovës e Demaçit, dy ditë pasi kërkoi falje për shkrimin kundër UÇK-së Xi Jinping thotë se Kina “nuk ka frikë nga askush” Kryeparlamentari Basha si “unifikues”, do takime me partitë, nuk e di ende ku, në zyrë të tij ose në kryesi ChatGpt del jashtë funksionit për mijëra përdorues Motoçiklisti britanik i dehur tejkaloi 47 automjete në tunelin Gotthard të Zvicrës

Lini një Përgjigje