Central fotovoltaik në Kavajë”, cilat janë vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

Central fotovoltaik në Kavajë”, cilat janë vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

Pikat kryesore

  • Gjithashtu, u miratua buxheti i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për vitin 2026, duke garantuar vazhdimësinë e funksionimit dhe zhvillimit të shërbimeve kadastrale.
  • Gjithashtu, u miratua buxheti i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për vitin 2026, duke garantuar vazhdimësinë e funksionimit dhe zhvillimit të shërbimeve kadastrale.
  • Në fushën e energjisë, Këshilli i Ministrave miratoi ndërtimin e një centrali gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, me kapacitet të instaluar 95 MW.

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë më 28 janar 2026, miratoi një paketë vendimesh me rëndësi në fushën e administrimit publik, energjisë, kadastrës, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Kështu, sipas një njoftimi nga Agjencia për Media dhe Informim, qeveria vendosi krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri qendror i bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (kadastra fiskale)”, me synim përmirësimin e administrimit dhe transparencës së informacionit mbi pasuritë e paluajtshme në vend. Gjithashtu, u miratua buxheti i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për vitin 2026, duke garantuar vazhdimësinë e funksionimit dhe zhvillimit të shërbimeve kadastrale. Gjithashtu, u miratua buxheti i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për vitin 2026, duke garantuar vazhdimësinë e funksionimit dhe zhvillimit të shërbimeve kadastrale. Në fushën e energjisë, Këshilli i Ministrave miratoi ndërtimin e një centrali gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, me kapacitet të instaluar 95 MW. Centrali do të ndërtohet në zonën kadastrale 3204, në njësinë administrative Synej, Bashkia Kavajë, Qarku Tiranë. Agjencia për Media dhe Informim thekson se projekti nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masa mbështetëse. Në mbledhjen e sotme u vendos edhe organizimi dhe funksionimi i agjencisë “ Innovation4Albania ” si person juridik publik buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për inovacionin, me seli në Tiranë. Agjencia do të financohet nga buxheti i shtetit, donacione dhe burime të tjera të ligjshme. Po ashtu, u miratua organizimi dhe funksionimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit (DPRMSH) si person juridik publik buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për rezervat materiale të shtetit, me seli në Tiranë.

Lini një Përgjigje