Cengiz Ünder nënshkruan me Besiktasin, bashkëlojtar me Rashicën

Cengiz Ünder nënshkruan me Besiktasin, bashkëlojtar me Rashicën

Besiktasi ka realizuar një transferim të rëndësishëm në merkato, duke nënshkruar me anësorin turk Cengiz Ünder nga Fenerbahçe. Lojtari do të vijë në formë huazimi te skuadra e njohur turke, e cila ka në plan ta bëjë këtë marrëveshje të përhershme. Në radhët e Besiktasit, Ünder do të ketë mundësinë të luajë përkrah Milot Rashicës, yllit të Përfaqësueses së Kosovës. Gjatë karrierës së tij, Ünder ka kaluar nëpër disa klube të njohura si Basaksehir, Roma, Leicester City, Marseille dhe Fenerbahçe, ndërsa së fundmi ishte i huazuar në MLS te Los Angeles FC.

Lini një Përgjigje