Pikat kryesore
- Ish-deputeti i PD, Edmond Spaho ka bërë një reagim të fortë dje në rrjetet sociale ndaj kryetares së Degës nr.
- 9 të PD në Tiranë, Eda Grimçi, duke e akuzuar se është e kompromentuar në raport me qeverinë.
- Sipas tij, Grimçi, akuzon nëpër studio televizive demokratët që kritikojnë lidershipin e Sali Berishës, por nga ana tjetër bashkëshorti i saj, Eugent Grimçi, është i punësuar në Doganën e Tiranës.
Ish-deputeti i PD, Edmond Spaho ka bërë një reagim të fortë dje në rrjetet sociale ndaj kryetares së Degës nr. 9 të PD në Tiranë, Eda Grimçi, duke e akuzuar se është e kompromentuar në raport me qeverinë. Sipas tij, Grimçi, akuzon nëpër studio televizive demokratët që kritikojnë lidershipin e Sali Berishës, por nga ana tjetër bashkëshorti i saj, Eugent Grimçi, është i punësuar në Doganën e Tiranës. “Po kur ke burrin drejtor dogane dhe vetë je kryetare dege e PD si quhet? Dhe si pushon goja, por leh gjithë ditën në FB dhe studio televizive, duke akuzuar kritikët për gjendjen në PD, si bashkëpunëtorë të Ramës? Me këto “luftarake” do e rrëzojë PD Ramën?”, shkruan ish-deputeti Spaho. Reagimi i ish deputetit demokrat vjen pas disa akuzave të deputetit të PD, Gjin Gjoni ndaj Alesia Balliut, për të cilën tha se ka punuar për PS dhe Ramën, prandaj edhe nuk mund të kandidonte në garën për kryetar të PD kundër Sali Berishës. Alesia Balliu është një nga zërat kritikë ndaj lidershipit aktual të PD.