Bujar Osmani: VLEN akuzon: , kalorësi i fundit i Nikolla…

Bujar Osmani: VLEN akuzon: , kalorësi i fundit i Nikolla…

VLEN akuzon: Bujar Osmani, kalorësi i fundit i Nikolla Gruevskit Gënjeshtrat e Bujar Osmanit kanë kaluar çdo kufi, e vërteta tashmë nuk mund të fshihet. Kështu ka thënë sot Arbnor Maliqi nga koalicioni VLEN, ndërsa i përmendin sërish “takimin” me Gruevskin. “Është bërë krejtësisht e qartë se gjatë gjithë karrierës së tij politike, Bujar Osmani jo vetëm që nuk ka përmbushur asnjë nga premtimet e dhëna, por ka përdorur vazhdimisht gënjeshtra dhe manipulime për të mashtruar qytetarët shqiptar. E para, Bujar Osmani gënjeu lidhur me takimin me ish-kryeministrin Nikola Gruevski. Ai publikisht e mohoi një gjë të tillë, ndërkohë që tashmë ekzistojnë dëshmi të qarta që e vërtetojnë të kundërtën. E dyta, ai gënjeu për kontaktet e tij me udhëheqësit shtetërorë të Serbisë. Janë dokumentuar të paktën 11 takime, për të cilat ai asnjëherë nuk ka informuar opinionin publik apo ka dhënë llogari për përmbajtjen e tyre”, ka thënë Maliqi, ndërsa ka shtuar se Bujar Osmani gënjeu për çështjen e hyrjes së kapitalit serb në sektorin e telekomunikacionit në Maqedoni. “Pikërisht gjatë mandatit të tij u dha leja për hyrjen e kompanisë MTEL, e cila sot është aktive në tregun maqedonas. E katërta, ai vazhdimisht gënjeu për ndërtimin e rrugës drejt pikës kufitare në Bllacë. Ky projekt u shndërrua në premtim të përsëritur në çdo fushatë. VLEN kërkon përgjigje publike: Pse Bujar Osmani refuzon të japë shpjegime për personat dhe interesat që qëndrojnë pas hyrjes së kapitalit serb në fushën e telekomunikacionit dhe industrisë së lojërave të fatit në vend?” Nuk është rastësi që Bujar Osmani ishte një nga zërat më të zëshëm në përkrahje të nismës së shumëkritikuar “Ballkani i Hapur”, një projekt që fuqizoi më tej ndikimin e Beogradit në rajon dhe dëmtoi pozicionin politik e ekonomik të shqiptarëve, ka vijuar Maliqi. Shqiptarët, siç ka thënë Maliqi nga VLEN-i, meritojnë përgjigje të qarta dhe përgjegjësi të plotë, jo gënjeshtra të reja. “Prandaj, VLEN i bën thirrje Bujar Osmanit që të përballet me të vërtetën: Të pranojë përgjegjësinë për veprimet e tij dhe të tërhiqet nga jeta politike, ose të mbetet përgjithmonë i njohur si figura që punoi me vetëdije kundër interesave të popullit shqiptar dhe në dobi të qarqeve që e kanë dëmtuar rëndë shtetin”. Filipçe: Qeveria nuk ka dëshirë as t’i rrisë pagat e as të mbajë nën kontroll çmimet Regjistrohen lëkundje të tokës në Maqedoni të Veriut VLEN akuzon: Bujar Osmani, kalorësi i fundit i Nikolla Gruevskit Janevska: Duhet të ketë barazim të racionit studentor me inflacionin, për vitin e ardhshëm Integrimi në BE: Siguria Kibernetike, Prioritet për Maqedoninë e Veriut Ambasadori i Shqipërisë në Shkup në Ditën e Shenjtërimit të Shën Terezës: Përulemi përpara fuqisë së dashurisë

Lini një Përgjigje