Buja: Me rininë tonë në krah, fitorja është e sigurt!

Kandidati për kryetar të komunës së Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, është takuar me të rinjët e Lipjanit, ku ka treguar disa nga politikat konkrete që do t’i zbatojnë në mandatin e ardhshëm për krijimin e vendeve të reja të punës, raporton GazetaBlic.

Disa nga politikat e prezantuara nga Buja janë, promovimi i ndërmarrësisë përmes vetëpunësimit, praktikat e punës me pagesë në sektorin privat, programet e aftësimit dhe riaftësimit profesional në partneritet me bizneset, si dhe subvencionimi i pagave për punësimin e të rinjve.

Ai thotë se këto masa janë arsyja se pse të rinjët e Lipjanit po u bashkohen çdo ditë e më shumë.

Promovimi i ndërmarrësisë përmes vetëpunësimit, praktikat e punës me pagesë në sektorin privat, programet e aftësimit dhe riaftësimit profesional në partneritet me bizneset, si dhe subvencionimi i pagave për punësimin e të rinjve, janë vetëm disa nga politikat konkrete që do t’i zbatojmë në mandatin e ardhshëm për krijimin e vendeve të reja të punës.

Këto masa janë arsyeja pse të rinjtë e Lipjanit po na bashkohen çdo ditë e më shumë, duke treguar besimin dhe përkrahjen e tyre si kurrë më parë.

Kjo u vërtetua sot në takimin me të rinjtë e qytetit të Lipjanit.

Me rininë tonë në krah, fitorja është e sigurt!

*Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të

Lini një Përgjigje