/ Broja shpërdoron penalltinë, sulmuesi i Shqipërisë nuk përfiton nga shansi me Burnley-n

/ Broja shpërdoron penalltinë, sulmuesi i Shqipërisë nuk përfiton nga shansi me Burnley-n

Pikat kryesore

  • Real Salt Lake ka dalë fitues me shifrat 4-1 në përballjen miqësore ndaj Burnley-t.
  • Skuadra amerikane ishte më bindëse gjatë kësaj sfide testuese dhe dominoi ndaj anglezëve.
  • Armando Broja pati një mundësi të mirë për të lënë shenjë në këtë takim, por momenti i tij nuk rezultoi pozitiv.

Real Salt Lake ka dalë fitues me shifrat 4-1 në përballjen miqësore ndaj Burnley-t. Skuadra amerikane ishte më bindëse gjatë kësaj sfide testuese dhe dominoi ndaj anglezëve. Armando Broja pati një mundësi të mirë për të lënë shenjë në këtë takim, por momenti i tij nuk rezultoi pozitiv. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare mori përsipër ekzekutimin e një penalltie në minutën e 5-të, por nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë. 25-vjeçari qëndroi në fushë deri në minutën e 67-të, kur u zëvendësua nga Sonne. Kështu, Broja nuk mundi të përfitonte nga një rast i artë, i cili mund t’i jepte ndoshta më shumë shpresë për të siguruar minuta në sezonin e ri.

Lini një Përgjigje