Pikat kryesore
- Braktisje, tentativë vrasjeje dhe…/ Cilat janë krimet që kryhen tek “Home Alone” dhe dënimet sipas ligji për prindërit e Kevinit dhe hajdutët.
- Aty ku të tjerët shikojnë një nga komeditë më të mira të Krishtlindjeve, një avokat vëzhgon krimet që kryhen dhe merr një stilolaps e letër për të llogaritur dënimet.
- Kevini 8-vjeçar në “Home Alone”, fëmija i gjallë i luajtur nga Macaulay Culkin , ka kryer një mori krimesh në përpjekjen e tij për të shpëtuar shtëpinë e tij nga një dyshe grabitëssh të pakujdesshëm.
Braktisje, tentativë vrasjeje dhe…/ Cilat janë krimet që kryhen tek “Home Alone” dhe dënimet sipas ligji për prindërit e Kevinit dhe hajdutët. I vetmi i “pafajshëm”… Aty ku të tjerët shikojnë një nga komeditë më të mira të Krishtlindjeve, një avokat vëzhgon krimet që kryhen dhe merr një stilolaps e letër për të llogaritur dënimet. Kevini 8-vjeçar në “Home Alone”, fëmija i gjallë i luajtur nga Macaulay Culkin , ka kryer një mori krimesh në përpjekjen e tij për të shpëtuar shtëpinë e tij nga një dyshe grabitëssh të pakujdesshëm. Youtuberi i quajtur Legal Eagle, i cili është avokat, bëri një video me të gjitha shkeljet e ligjit në film. Të parët në listë janë prindërit e Kevinit , të cilët janë përgjegjës për braktisjen e një të mituri dhe ekspozimin e tij ndaj rrezikut. Kjo është potencialisht edhe një krim i rëndë. Dy hajdutët që u përpoqën të hynin në shtëpinë e McAllisterit kryen një sërë veprash penale, më e rënda prej të cilave është tentativa e vrasjes së të voglit. Megjithatë, “kampioni” në krime është Kevini i vogël. Së pari, ai sulmoi vëllanë e tij, duke i shkaktuar dëme pronës së tij dhe duke i vjedhur paratë. Një tjetër shkelje e vogël që ai kreu ishte vjedhja e një furçe dhëmbësh. Shkelja e tij më e rëndë është dhuna ndaj dy hajdutëve. Sipas Legal Eagle, ligji i Illinois, ku jeton Kevin, parashikon që qytetarët mund të mbrojnë shtëpinë e tyre nëse kanë një “bindje të arsyeshme” se përdorimi i forcës është i nevojshëm. Çështja bëhet pak më e ndërlikuar kur bëhet fjalë për “dhunën vdekjeprurëse”. YouTuber-i thekson se kur hajdutët përpiqen të hyjnë në shtëpi me litar dhe Kevin e pret atë, lind pyetja e vërtetë nëse kjo mund të përbëjë sulm apo edhe tentativë vrasjeje.