Braçe denoncon rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

Braçe denoncon rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

Pikat kryesore

  • Deputeti i Tiranës, Erion Braçe, vijon të denoncojë publikisht rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në kryeqytet, edhe përtej Njësisë numrër 5, ku ai mori pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet e vitit 2025.
  • Kësaj radhe Braçe ka monitoruar shitjen e fruta-perimeve në njësitë nr.2 dhe nr.3 të Tiranës.
  • Deputeti socialist thotë se “çmimet janë çmendur”, duke përmendur domaten e cila shitet 350 lekë/kg, dhe speci 450 lekë/kg.

Deputeti i Tiranës, Erion Braçe, vijon të denoncojë publikisht rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në kryeqytet, edhe përtej Njësisë numrër 5, ku ai mori pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet e vitit 2025. Kësaj radhe Braçe ka monitoruar shitjen e fruta-perimeve në njësitë nr.2 dhe nr.3 të Tiranës. Deputeti socialist thotë se “çmimet janë çmendur”, duke përmendur domaten e cila shitet 350 lekë/kg, dhe speci 450 lekë/kg. Të njëjtat produkte, të njëjtat çmime! Perimet janë çmendur dhe ky është hall i madh! Shikoni; këto nuk janë çmime prej naftës; rritja me 50 lekë/litër e çmimit të naftës nuk ka këtë impakt tek çmimi i domates e specit, asfare, është ndikim shumë më i vogël se sa 100 lekëshi për kilogram të një produkti! Por është çmimi i importit që po ndjek dhe prodhimi vendas; ndërkohë prodhimi vendas është ende i pamjaftueshëm! Pra kemi problem të madh strukturën e prodhimit, e goditur fort nga përmbytjet në zonën më prodhuese dhe klima e papërshtatshme; ndaj unë bërtisja për mbulimin e dëmeve! Por kush nuk dëgjon, këto pasoja sjell!”

Lini një Përgjigje