Botërori/ Mneri: Messi, aktualisht mbreti i futbollit. Pano: Ronaldo ka pasur ego.…

Botërori/ Mneri: Messi, aktualisht mbreti i futbollit. Pano: Ronaldo ka pasur ego.…

Pikat kryesore

  • Lionel Messi feston ditëlindjen e 39-të, teksa po shkëlqen me Argjentinën në Botëror, ku ka shënuar 5 gola.
  • Ndërkaq, te goli është rikthyer edhe Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dopietë ndaj Uzbekistanit.
  • Në emisionin “Futboll jo Soccer”, gazetari Fatmir Mneri tha se momentalisht, Messi është mbreti i futbollit, por është kënaqësi të shohësh festimet e golave nga Ronaldo.

Lionel Messi feston ditëlindjen e 39-të, teksa po shkëlqen me Argjentinën në Botëror, ku ka shënuar 5 gola. Ndërkaq, te goli është rikthyer edhe Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dopietë ndaj Uzbekistanit. Në emisionin “Futboll jo Soccer”, gazetari Fatmir Mneri tha se momentalisht, Messi është mbreti i futbollit, por është kënaqësi të shohësh festimet e golave nga Ronaldo. Ndërsa trajneri Ledio Pano theksoi se Ronaldo ka pasur ego të sëmurë, ndryshe nga Messi. Lidhur me legjendën e Kroacisë, Luka Modriç, trajneri Ermal Tahiri u shpreh se kroati nuk mund të ketë rendimentin e një 20-vjeçari. Fatmir Mneri: Momentalisht, po. Messi është mbreti i futbollit. Kënaqesh kur sheh festimin e golit të Ronaldos. Ledio Pano: Përderisa është në Botëror, rikthim për çfarë? Rikthim te goli, kjo po. Ndoshta nga kritikat që ka marrë dhe tani që shënoi dy gola, ndihet më i lehtësuar. Ka pasur ego të sëmurë, Messi nuk e ka pasur asnjëherë. Për të mirën e futbollit, shpresojmë të jetë rikthyer. Ermal Tahiri: Po diskutojmë është apo jo Modriç. Që të kalosh një moshë të caktuar, ne edhe për portierët themi. Të jesh 40 vjeç dhe të kesh rediment si një 20-vjeçar, është e vështirë./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Neymar, gati për “kërcimin e fundit”/ Sulmuesi pritet të luajë ndeshjen e parë në këtë Kupë Bote Messi, një ditëlindje “Botërore”/ Legjenda mbush 39 vjeç, ndërsa luan sërish për titull botëror Modriç, në “klubin e legjendave”/ Kapiteni i Kroacisë arrin shifrën jubilare 200 ndeshje me kombëtaren

Lini një Përgjigje