Pikat kryesore
- Biologë amatorë nga Ukraina, Maqedonia dhe Belgjika po eksplorojnë bregdetin shqiptar.
- Një grup prej gjashtë personash u zhytën në ujërat e Jonit në zonën e Rradhimës për të fotografuar botën nënujore.
- Shqipëria ka një det të bukur dhe jetë të pasur nënujore.” Para Vlorës janë zhytur në brigjet e Ksamilit e Jalës dhe ajo që kanë parë i ka lënë mbresa.
Biologë amatorë nga Ukraina, Maqedonia dhe Belgjika po eksplorojnë bregdetin shqiptar. Një grup prej gjashtë personash u zhytën në ujërat e Jonit në zonën e Rradhimës për të fotografuar botën nënujore. “Jam nga Ukraina. Ne zhytemi për qejf. Shqipëria ka një det të bukur dhe jetë të pasur nënujore.” Para Vlorës janë zhytur në brigjet e Ksamilit e Jalës dhe ajo që kanë parë i ka lënë mbresa. “Peshkaqen pamë afër Jalit. Por ishte i vogël. Këtu kemi ndeshur më tepër oktapodë.” Ata thonë se kjo është periudha më e mirë për të parë botën nënujore. Në verë i nxehti dhe numri i lartë i pushuesve largojnë gjallesat. “Ky është viti i tretë që zhytem, jo vetëm në Shqipëri, në Egjipt, Ukrainë. Nëse ndjek rregullat nuk është e rrezikshme. Është interesante të shohësh jetën nënurore. Është e larmishme dhe plot ngjyra.” Vendi ynë sipas tyre te ofron mundesine per te eksploruar edhe për shkak të gjallesave të shumta që vitet e fundit kanë krijuar habitatet e tyre në ujërat shqiptare./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Durrës/ Ishte duke u larë në det, mbytet 16-vjeçari VIDEO/ Rrezikoi të mbytej në det, shpëtohet nga policia kufitare një person në Vlorë Media italiane: Det kristalor dhe bukuri magjepsëse, vizitoni plazhet më të qeta në Shqipëri