Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Ulet nafta, rritet benzina

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Ulet nafta, rritet benzina

Pikat kryesore

  • Bordi i Transparencës ka zhvilluar këtë të shtunë, më 9 qershor, mbledhjen e radhës, ku ka vendosur çmimet e reja tavan për tregtimin e karburanteve në vend.
  • Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë jo më shumë se 190 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë nuk duhet të kalojë 178 lekë për litër.
  • Ndërkohë, për benzinën, Bordi ka përcaktuar që çmimi maksimal i shitjes me pakicë të jetë 173 lekë për litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë 161 lekë për litër.

Bordi i Transparencës ka zhvilluar këtë të shtunë, më 9 qershor, mbledhjen e radhës, ku ka vendosur çmimet e reja tavan për tregtimin e karburanteve në vend. Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë jo më shumë se 190 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë nuk duhet të kalojë 178 lekë për litër. Nafta është ulur me 2 lekë. Ndërkohë, për benzinën, Bordi ka përcaktuar që çmimi maksimal i shitjes me pakicë të jetë 173 lekë për litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë 161 lekë për litër. Benzina është rritur me 1 lekë. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot në orën 14:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Ulet çmimi i karburanteve/ Nafta dhe benzina do të shiten 3 lekë më pak Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina Ulet nafta, Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve

Lini një Përgjigje