Pikat kryesore
- Këtë të hënë, biznesmeni Endri Meksi, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
- Siç shihet nga pamjet, Meksi, i cili është dhe pronar i televizionit MCN, është paraqitur i vetëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
- Kujtojmë se Meksi, publikisht ka denoncuar se ka marrë kërcënime me jetë, ndërsa ka shtuar se i rrezikohet jeta.
Këtë të hënë, biznesmeni Endri Meksi, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Siç shihet nga pamjet, Meksi, i cili është dhe pronar i televizionit MCN, është paraqitur i vetëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Kujtojmë se Meksi, publikisht ka denoncuar se ka marrë kërcënime me jetë, ndërsa ka shtuar se i rrezikohet jeta. Madje ai ka deklaruar se për rastin në fjalë ka bërë dhe denoncim në polici. Nuk dihet ende se për çfarë ka shkuar Meksi në SPAK.