BIRN: Si po i kriminalizojnë të rinjtë shqiptarë call cenetr-at, industria e mashtrimit

BIRN: Si po i kriminalizojnë të rinjtë shqiptarë call cenetr-at, industria e mashtrimit

Pikat kryesore

  • Në pamje të parë, zyrat duken si çdo korporatë tjetër moderne në zemër të Tiranës.
  • Operatorët e rinj janë të regjistruar si punonjës të kompanive në dukje legjitime dhe me emra tërheqës, të tillë si “Magnolia Group”, “Espiron Studio”, “IOTA Network”apo “Koppa Network”.
  • Kur policia ndërhyri më 14 prill në zyrat e këtyre kompanive në qendër të Tiranës, ajo zbuloi një rrjet mashtrimi me mbi 400 punonjës.

Transformimi i sektorit call center në një industri masive të mashtrimit financiar në Shqipëri po rrezikon të kriminalizojë një brez të tërë të rinjsh, nën joshjen e parasë së shpejtë dhe një krizë të thellë vlerash morale. Në pamje të parë, zyrat duken si çdo korporatë tjetër moderne në zemër të Tiranës. Drita të forta neoni, rreshta të pafundmë kompjuterësh me ekrane të mëdha, karrige ergonomike dhe qindra të rinj rreth të njëzetave me kufje në vesh, që flasin rrjedhshëm në disa gjuhë të huaja, gjë që e bën mjedisin të duket si njëfarë kulle Babeli. Operatorët e rinj janë të regjistruar si punonjës të kompanive në dukje legjitime dhe me emra tërheqës, të tillë si “Magnolia Group”, “Espiron Studio”, “IOTA Network”apo “Koppa Network”. Megjithatë, e gjitha është një fasadë. Kur policia ndërhyri më 14 prill në zyrat e këtyre kompanive në qendër të Tiranës, ajo zbuloi një rrjet mashtrimi me mbi 400 punonjës. Pamjet e filmuara të aksionit tregojnë mbi 900 mijë euro cash të ndara nëpër zarfe si bonuse të dedikuara për operatorët më të suksesshëm në zhvatjen e qytetarëve nga një duzinë vendesh të Europës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lini një Përgjigje