BILANCI / “Cilësi e dobët e rekurseve”, Sadushi: 6876 vendime të Gjykatës së Lartë për…

BILANCI / “Cilësi e dobët e rekurseve”, Sadushi: 6876 vendime të Gjykatës së Lartë për…

Pikat kryesore

  • Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka bërë sot bilancin për vitin 2025 të institucionit që ai drejton.
  • Për 5 vitet e fundit janë dhënë 39 269 vendime, duke ulur backlogun me 61%, nga 36 150 në 14 081 çështje.
  • “Deri në vitin 2028, parashikohet të dalin nga Shkolla e Magjistraturës 670 gjyqtarë të rinj” , theksoi ai, duke bërë me dije se përgjatë këtij viti që po lëmë pas, çdo gjykatës ka marrë mesatarisht 429 vendime.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka bërë sot bilancin për vitin 2025 të institucionit që ai drejton. Sipas tij, tre kanë qenë prioritetet kryesore të Gjykatës: -Menaxhimi i backlogut (numrit i çështjeve që janë duke pritur për t’u shqyrtuar ose për t’u vendosur) në mënyrë të përgjegjshme -Menaxhimi i backlogut (numrit i çështjeve që janë duke pritur për t’u shqyrtuar ose për t’u vendosur) në mënyrë të përgjegjshme -Forcimi i legjitimetit institucional dhe transparencës Në vitin 2025, Gjykata e Lartë ka dhënë 6 876 vendime, prej të cilave 2 506 nga Kolegji Administrativ, 2 395 nga Kolegji Civil, dhe 1 975 nga Kolegji Penal. Për 5 vitet e fundit janë dhënë 39 269 vendime, duke ulur backlogun me 61%, nga 36 150 në 14 081 çështje. “Deri në vitin 2028, parashikohet të dalin nga Shkolla e Magjistraturës 670 gjyqtarë të rinj” , theksoi ai, duke bërë me dije se përgjatë këtij viti që po lëmë pas, çdo gjykatës ka marrë mesatarisht 429 vendime. Sadushi veçoi cilësinë e dobët të rekurseve, si një mangësi në gjyqësor. “Vetëm 40% e rekurseve në Kolegjin Civil, 29% në Kolegjin Administrativ, dhe 18% në Kolegjin Penal janë të pranueshme. Në çështjet administrative, organet publike humbën 55% të rasteve, ndërsa individët 42%. Në çështjet penale, prokuroria humbi 18.4%, ndërsa individët 80.2% “, deklaroi Sadushi. Në fushën e burimeve njerëzore, aktualisht janë 307 gjyqtarë efektivë nga 417 të parashikuar, duke operuar me vetëm 73.6% të kapaciteteve. Sipas standardeve CEPEJ, tha ai, Shqipërisë i nevojiten 587 gjyqtarë, duke treguar një mungesë të thellë të kapaciteteve krahasuar me nevojat reale. “ Gjykatat e apelit funksionojnë me vetëm 55.9% të trupës gjyqësore të parashikuar” , tha kryetari i Gjykatës së Lartë.

Lini një Përgjigje