Big Basta: zbulon çfarë i ndodhi pas fitores në “Ferma VIP”:…

Big Basta: zbulon çfarë i ndodhi pas fitores në “Ferma VIP”:…

Kngëtari, njëkohësisht fituesi i edicionit të dytë të “Ferma VIP”, Big Basta siguroi çmimin prej 100 mijë eurosh. Ndërkohë pas daljes nga Reality Show dhe marrjes së çekut, artisti nuk arriti ta shijonte plotësisht këtë fitore. Rrugëtimi i tij prej më shumë se dy muajsh në një shtëpi interesante nuk ka qenë i lehtë, pasi u përfol shumë për martesën me Vesa Lumën, për të cilën u tha se ishin në prag ndarje. Gjatë një rrëfimi ai tregoi se në momentin që i tha motrës: Do mblidhemi te nëna për të festuar. Mori lajmin e trishtë se gjyshja e tij kishte ndërruar jetë. Basta shtoi se paratë e fituara i dorëzoi menjëherë, por ajo që humbi gjatë kohës së qëndrimit në fermë ishte shumë më e rëndësishme se çdo shumë financiare: lamtumira e fundit me gjyshen e tij. Ky rrëfim ka prekur ndjekësit e tij, të cilët e kanë mbështetur dhe ngushëlluar publikisht për humbjen e madhe.

Lini një Përgjigje