Besa Shahini për Hajrullah Çekun: As mish, as peshk Kandidatja e

Besa Shahini për Hajrullah Çekun: As mish, as peshk Kandidatja e

Pikat kryesore

  • Kandidatja e PSD-së për kryetare të Komunës së Prishtinës, Besa Shahini ka komentuar fushatën dhe garën për të parin e Prishtinës.
  • Sipas Shahinit, për Ramën ska çka flet pasi që për të ka folur katër muaj rresht për mënyrën se si e ka menaxhuar ai Prishtinën.
  • Ndërsa për kandidatin e VV-së, Hajrullah Çekun ajo thotë se plani i tij nuk është për ta qeverisur më mirë Prishtinën, por për ta zgjeruar pushtetin e VV-së.

Kandidatja e PSD-së për kryetare të Komunës së Prishtinës, Besa Shahini ka komentuar fushatën dhe garën për të parin e Prishtinës. Sipas Shahinit, për Ramën ska çka flet pasi që për të ka folur katër muaj rresht për mënyrën se si e ka menaxhuar ai Prishtinën. Ndërsa për kandidatin e VV-së, Hajrullah Çekun ajo thotë se plani i tij nuk është për ta qeverisur më mirë Prishtinën, por për ta zgjeruar pushtetin e VV-së. Po ndjek fushatën për balotazhin në Prishtinë. Për Perparim Ramën s’kam çka komentoj më shumë. Kam folur katër muaj rresht për mënyrën se si e ka menaxhuar Prishtinën dhe jam futur në garë pikërisht për ta kundërshtuar këtë model. Në anën tjetër, kandidati i VV-së për Prishtinën s’ka asgjë të guximshme në programin e tij. Flet për shkollat dhe çerdhet vakët, sikur renovimi i tyre të zgjidhte mbingarkesën dhe ndërrimet. Flet për banimin duke e ngushtuar në “fletat poseduese”, një segment i vogël i një problemi shumë më të madh që është banimi i shtrenjtë dhe jo adekuat në Prishtinë. Flet për trafikun duke thënë se sheshi “Xhorxh Bush” duhet të hapet… por edhe të mbetet pak i mbyllur. As mish, as peshk. E vetmja gjë që e thotë zëshëm është se, nëse fiton, do të jetë VV në pushtet në Prishtinë dhe kryeministri do ta mbështesë me resurse dhe buxhet si çdo kryetar të VV-së. Kjo nuk është as mirë, as mjaftueshëm për qytetin. Propozimi i Hajrullah Çekut nuk është për ta qeverisur më mirë Prishtinën, por për ta zgjeruar pushtetin e VV-së. Kjo betejë është për pushtet, jo për qytet, dhe si e tillë nuk duhet të mbështetet në Prishtinë. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim 11/05/2025 21:07 Tragjedi në Tetovë: Gjendet e vdekur një 25-vjeçare nga Kosova 11/05/2025 21:05 “Çdo veprim i Kurtit lidhet edhe me fatin e presidentes pas mandatit”, thotë Mushkolaj 11/05/2025 21:01 Syla i OVL’së: Kur u drejtuam tek ambasadorët nuk na është thanë që u interesu dikush më herët – Nuk është e vërtetë ajo që thotë kryeministri

Lini një Përgjigje